Leximet e ditës

12:02 am 02, 2025

– 17 Shkurt – Dëshmor i madh Theodhor Tironi. Mbretërit Markiani e Pulkeria.

By |2025-02-18T17:25:15+01:0017 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 17 Shkurt – Dëshmor i madh Theodhor Tironi. Mbretërit Markiani e Pulkeria. Janë të Mbyllura

Dëshmor i madh Theodhor Tironi.   Ky martir i madh dhe i shenjtë i Krishtit e kishte origjinën nga Amasia e Pontit dhe ishte një legjionar romak në kohën e persekutimit të madh të Maksimianit (rreth 303). Ishte i krishterë që prej fëmijërisë, por e mbante të fshehtë besimin e tij, jo nga frika, por sepse nuk kishte marrë ende një shenjë nga Perëndia për

12:02 am 02, 2025

– 16 Shkurt – Dëshmor Pamfili dhe shokët e tij. Flaviani i Konstandinopojës. Oshënar Maruthai Episkop në Persi.

By |2025-02-18T17:24:48+01:0016 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 16 Shkurt – Dëshmor Pamfili dhe shokët e tij. Flaviani i Konstandinopojës. Oshënar Maruthai Episkop në Persi. Janë të Mbyllura

Dëshmor Pamfili dhe shokët e tij.   Pamfili i shkëlqyer ishte udhëheqësi i korit të dymbëdhjetë martirëve të shenjtë nga vende dhe profesione të ndryshme, të cilët së bashku krijojnë një ikonë të Kishës në të gjithë diversitetin e saj. Pamfili, me origjinë nga Bejruti (Berytus) i Sirisë, ishte nxënësi i Pieriusit, pasuesit të Origjenit në Shkollën Katekitike të Aleksandrisë. Ai ua shpërndau të varfërve

12:02 am 02, 2025

– 15 Shkurt – Apostull Onisimi nga të 70-t. Oshënar Eusebi në Siri. Dëshmor Majori në Gaza.

By |2025-02-13T19:18:24+01:0015 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 15 Shkurt – Apostull Onisimi nga të 70-t. Oshënar Eusebi në Siri. Dëshmor Majori në Gaza. Janë të Mbyllura

 Apostull Onisimi nga të 70-t.   Onisimi, frigjeas nga origjina, ishte skllav në shtëpinë e Filemonit, një të krishteri nga Kolosi në Azinë e Vogël, i njohur për besimin e tij të palëkundur dhe për dashurinë e zjarrtë për të afërmin. Onisimi u arratis në Romë, pasi bëri një vjedhje në shtëpinë e zotërisë së tij. Atje u takua me apostull Pavlin, që ishte atëherë

12:01 am 02, 2025

– Apostulli – 1 Timotheut 6:11-16.

By |2025-02-13T19:19:10+01:0015 Shkurt, 2025|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Timotheut 6:11-16. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Timotheut 6:11-16.   Po ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto; edhe ndiq drejtësi, shpresëtari, besim, dashuri, durim, butësi. Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën edhe u thirre edhe rrëfeve rrëfimin e mirë përpara shumë dëshmitarëve. Të porosis përpara Perëndisë që u jep jetë të gjithave, edhe përpara Krishtit Jisu që dëshmoi

12:00 am 02, 2025

– Ungjilli – Llukai 20:46-21:4, 8:8.

By |2025-02-13T19:20:21+01:0015 Shkurt, 2025|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Llukai 20:46-21:4, 8:8. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Llukai 20:46-21:4, 8:8.   Ruhuni nga shkruesit që duan të ecin të stolisur, edhe duan përshëndetje nëpër tregjet, edhe vendet e para nëpër sinagogat, dhe vendet e para nëpër darkat; të cilët gllabërojnë shtëpitë e të vejave, me shkakun e rremë se luten gjatë; këta do të marrin më tepër dënim. Edhe hodhi sytë e pa të pasurit që hidhnin dhuratat e

12:02 am 02, 2025

– 14 Shkurt – Oshënar Afksenti në Bitini. Oshënar Maroni. Hierodëshmor Valentini Avraami i Karës.

By |2025-02-13T15:40:08+01:0014 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 14 Shkurt – Oshënar Afksenti në Bitini. Oshënar Maroni. Hierodëshmor Valentini Avraami i Karës. Janë të Mbyllura

Oshënar Afksenti në Bitini.   Oshënar Afksenti ishte me origjinë nga Persia, por lindi në Siri, ku i ati kishte emigruar gjatë persekutimit të Shapurit II. Afksenti erdhi në Konstandinopojë gjatë mbretërimit të Theodhosit II (408-450), dhe fitoi një detyrë në gardën perandorake. I respektuar mjaft nga perandori e nga të gjithë bashkëkohësit për hir të integritetit dhe besimit të madh që e karakterizonte, ishte

12:01 am 02, 2025

– Apostulli – 1 Joani 2:7-17.

By |2025-02-13T15:40:47+01:0014 Shkurt, 2025|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Joani 2:7-17. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Joani 2:7-17.   Vëllezër, nuk po ju shkruaj urdhërim të ri, po urdhërim të vjetër, të cilin e kishit që në fillim: urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat që në fillim. Përsëri po ju shkruaj një urdhërim të ri, i cili është i vërtetë në atë dhe në ju; sepse errësira shkon, edhe drita e vërtetë po ndrit. Ai që

12:00 am 02, 2025

– Ungjilli – Marku 14:3-9.

By |2025-02-13T15:41:44+01:0014 Shkurt, 2025|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Marku 14:3-9. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Marku 14:3-9. Edhe ndërsa ai ishte në Betani, në shtëpinë e Simon lebrozit, duke ndenjur në tryezë, erdhi një grua që kishte një alabastër me vaj ere prej nardi të thjeshtë e shumë të shtrenjtë; dhe si e theu alabastrin, e derdhi vajin mbi kryet e tij. Edhe ishin ca veta që zemëroheshin në veten e tyre e thoshin: Pse të humbasë

12:02 am 02, 2025

– 13 Shkurt – Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t. Oshënar Martiniani. Episkop Evlogji i Aleksandrisë.

By |2025-02-13T14:23:58+01:0013 Shkurt, 2025|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 13 Shkurt – Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t. Oshënar Martiniani. Episkop Evlogji i Aleksandrisë. Janë të Mbyllura

Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t.   Akila, një jude nga Ponti, ishte vendosur me gruan e tij, Priskilën, në Romë, ku punonte si tendëbërës. Ata ishin të konvertuar në Krishterim, kur perandori Klaudi urdhëroi dëbimin e të gjithë judenjve nga qyteti, në vitet 49-50 pas Krishtit. U vendosën në Korinth pak kohë pasi shën Pavli mbërriti atje nga Athina (Vep. 18:1-3). Apostulli jetoi

12:01 am 02, 2025

– Apostulli – 1 Joani 1:8-2:6.

By |2025-02-13T15:39:03+01:0013 Shkurt, 2025|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Joani 1:8-2:6. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Joani 1:8-2:6.   Në thënçim që s’kemi mëkat, mashtrojmë veten tonë, edhe e vërteta nuk është ndër ne. Në rrëfefshim mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë, që të na ndjejë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo padrejtësi. Në thënçim që s’kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar, edhe fjala e atij nuk është ndër ne. Djemthit e mi, jua

Go to Top