Leximet e ditës

12:00 am 12, 2020

UNGJILLI – Mateu 2:13-23

By |2020-11-24T13:11:24+01:0027 Dhjetor, 2020|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 2:13-23 Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 2:13-23. Edhe pasi ikën ata, ja një engjëll i Zotit tek i duket në ëndërr Josifit, duke thënë: Ngrihu e merr me vete djalin dhe të ëmën e tij, edhe ik në Egjipt. Edhe rri atje deri kur të të them ty, sepse Herodi do të kërkojë djalin që ta vrasë. Edhe ai u ngrit, e mori me vete djalin edhe të

12:00 am 12, 2020

Mbledhja për Virgjëreshën e Tërëshenjtë Mari. Omologjet Efthimi. Nikodhimi në Tismana.

By |2020-11-24T13:06:14+01:0026 Dhjetor, 2020|Shenjtorët e ditës|Komentet te Mbledhja për Virgjëreshën e Tërëshenjtë Mari. Omologjet Efthimi. Nikodhimi në Tismana. Janë të Mbyllura

- Mbledhja per Virgjëreshën e Tërëshenjtë Mari - Pasi i ofruam dje së bashku me engjëjt, magët dhe barinjtë adhurimin tonë Perëndisë së bërë njeri, i Cili lindi si fëmijë për shpëtimin tonë, sot duhet të nderojmë Nënën e Tij, Marinë, Virgjëreshën e Tërëshenjtë. Kisha sot na e paraqet pranë fëmijës së saj në shpellë, njëkohësisht si instrumentin e zgjedhur dhe të përgatitur nga Perëndia

12:00 am 12, 2020

APOSTULLI – 1 Timotheut 6:11-16

By |2020-11-24T12:55:58+01:0026 Dhjetor, 2020|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Timotheut 6:11-16 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Timotheut 6:11-16. Po ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto; edhe ndiq drejtësi, shpresëtari, besim, dashuri, durim, butësi. Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën edhe u thirre edhe rrëfeve rrëfimin e mirë përpara shumë dëshmitarëve. Të porosis përpara Perëndisë që u jep jetë të gjithave, edhe përpara Krishtit Jisu që dëshmoi në ditët

12:00 am 12, 2020

UNGJILLI – Mateu 12:15-21

By |2020-11-24T12:59:30+01:0026 Dhjetor, 2020|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 12:15-21 Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 12:15-21. Po Jisui si e kuptoi, iku andej; edhe shkuan pas tij shumë turma, edhe i shëroi ata të gjithë. Edhe i porositi ata rreptë të mos e shfaqin atë; që të përmbushet ç’është thënë nga profeti Isaia, që thotë: “Ja shërbëtori im që e zgjodha, i dashuri im, që e pëlqeu shpirti im; do të vë Frymën time mbi atë, edhe

12:00 am 12, 2020

APOSTULLI – Galatianëve 4:4-7

By |2020-11-24T12:37:38+01:0025 Dhjetor, 2020|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Galatianëve 4:4-7 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Galatianëve 4:4-7. Po kur erdhi plotësia e kohës, Perëndia dërgoi të Birin, që lindi prej gruaje dhe që ishte nën ligj, që të shpërblejë ata që ishin nën ligj, që të marrin birësinë. Edhe meqenëse jemi bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja, që thërret: Abba, o Atë. Prandaj nuk je më shërbëtor, po bir; dhe në je bir,

12:00 am 12, 2020

Lindja Trupore e Zotit Tonë Jisu Krisht

By |2020-11-24T12:45:36+01:0025 Dhjetor, 2020|Shenjtorët e ditës|Komentet te Lindja Trupore e Zotit Tonë Jisu Krisht Janë të Mbyllura

- Lindja Trupore e Zotit Tonë Jisu Krisht -   Në kulmin e mbretërimit të tij, Cezar Augusti (30 përpara Krishtit, deri në 14 pas Krishtit), perandori i parë romak, pasi i nënshtroi të gjithë popujt e botës së njohur në një autoritet të vetëm, vendosi të bënte një regjistrim të gjerë të të gjitha subjekteve të perandorisë së tij. Në këtë mënyrë, u bë,

12:00 am 12, 2020

UNGJILLI – Mateu 2:1-12.

By |2020-11-24T12:39:17+01:0025 Dhjetor, 2020|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 2:1-12. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 2:1-12. Edhe si lindi Jisui në Betlehem të Judesë, në ditët e mbretit Herod, ja, ca magë nga Lindja erdhën në Jerusalem, duke thënë: Ku është mbreti i Judenjve që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij nga Lindja dhe erdhëm që t’i falemi. Edhe mbreti Herod kur dëgjoi, u drodh edhe bashkë me të edhe gjithë Jerusalemi. Edhe si mblodhi gjithë

12:00 am 12, 2020

Dëshmorët Evgjenia, Filipi, Protasi, Hiacinthi. Oshënaret Irmina dhe Adela. Dëshmor i ri Ahmeti. Oshënar Nikolla Ushtari.

By |2020-11-24T12:52:15+01:0024 Dhjetor, 2020|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Evgjenia, Filipi, Protasi, Hiacinthi. Oshënaret Irmina dhe Adela. Dëshmor i ri Ahmeti. Oshënar Nikolla Ushtari. Janë të Mbyllura

- Dëshmorët Evgjenia, Filipi, Protasi, Hiacinthi - Martirja e shenjtë dhe e lavdëruar, Evgjenia, lindi në Romë, nën mbretërimin e Komodit (180-192), në gjirin e një familjeje fisnike dhe të pasur gjykatësish. I ati i saj, Filipi, një pagan që mbante qëndrim pozitiv ndaj të krishterëve, pasi u emërua nga perandori prefekt i Aleksandrisë, shkoi drejt kryeqytetit të Egjiptit me gjithë familjen e tij. Aty

12:00 am 12, 2020

UNGJILLI – Marku 10:11-16

By |2020-11-24T12:18:25+01:0023 Dhjetor, 2020|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Marku 10:11-16 Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Marku 10:11-16. Edhe u thotë atyre: Kush të lërë gruan e tij e të martohet me tjetër, shkel kurorën kundrejt saj. Edhe gruaja, në lëntë burrin e saj dhe të martohet me tjetër, shkel kurorën. Edhe i prunë atij fëmijë të vegjël, që t'i prekë; edhe nxënësit i qortonin ata që i sillnin. Po Jisui kur pa, u zemërua dhe u tha atyre:

12:00 am 12, 2020

Oshënar Naumi në Ohër, çudibërës. 10 dëshmorët e Kretës. Oshënar Pavli, kryepiskop i Neoqesarisë.

By |2020-11-24T12:24:16+01:0023 Dhjetor, 2020|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Naumi në Ohër, çudibërës. 10 dëshmorët e Kretës. Oshënar Pavli, kryepiskop i Neoqesarisë. Janë të Mbyllura

- Oshënar Naumi në Ohër, çudibërës - I lindur në tokë bizantine, në epokën kur Kisha po zbukurohej përsëri me ikonat e shenjta (nga viti 843), ati ynë i shenjtë Naumi u bë nxënësi i apostujve të lavdishëm të sllavëve: shën Konstandinit (Kirillit), Metodit dhe Klementit dhe u nis bashkë me ta në mision drejt krahinave pak të qytetëruara të Evropës Qendrore (nga viti 863).

Go to Top