Leximet e ditës

12:00 am 02, 2021

APOSTULLI – 2 Korinthianëve 9:6-11.

By |2021-01-23T22:25:57+01:003 Shkurt, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 2 Korinthianëve 9:6-11. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 2 Korinthianëve 9:6-11. Edhe këtë e them, se ai që mbjell me kursim, edhe do të korrë me kursim; edhe ai që mbjell me dorë të hapët, edhe do të korrë me dorë të hapët. Gjithësecili le të japë si t’i dojë zemra, jo me hidhërim, ose nga nevoja, sepse Perëndia do atë që jep me zemër të gëzuar. Edhe Perëndia është i

12:00 am 02, 2021

UNGJILLI – Llukai 2:22-40.

By |2021-01-23T22:20:05+01:002 Shkurt, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 2:22-40. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 2:22-40. Edhe kur u mbushën ditët e pastrimit të tyre, sipas ligjit të Moisiut, e prunë në Jerusalem, që ta paraqitnin përpara Zotit, siç është shkruar në ligjin e Zotit “Se çdo mashkull i parëlindur, shenjt do të quhet tek Zoti”; edhe që të sillnin flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit “Një çift turtujsh a dy zogj pëllumbash”. Edhe ja

12:00 am 02, 2021

Paraqitja e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia). Dëshmor i ri Jordani i Trebizondës.

By |2021-01-23T22:24:32+01:002 Shkurt, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Paraqitja e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia). Dëshmor i ri Jordani i Trebizondës. Janë të Mbyllura

- Paraqitja e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia) -   Kur u mbushën dyzet ditë, të cilat ishin të caktuara nga ligji i Moisiut për pastrimin e nënës së një fëmije të porsalindur, e Tërëshenjta, Nëna e Perëndisë, dhe shën Josifi, sollën Fëmijën Jisu në Jerusalem, për ta paraqitur në Tempull. Sepse çdo i parëlindur, që i takonte Perëndisë, duhet t’i përkushtohej Atij

12:00 am 02, 2021

APOSTULLI – Hebrenjve 7:7-17.

By |2021-01-23T22:18:40+01:002 Shkurt, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Hebrenjve 7:7-17. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Hebrenjve 7:7-17. Edhe pa asnjë kundërshtim më i vogli bekohet nga më i madhi. Edhe këtu njerëz të vdekshëm marrin të dhjeta; po atje merr të dhjeta ai që dëshmohet se rron. Edhe që të them kështu, me anë të Abrahamit edhe Leviu, që merr të dhjeta, dha të dhjeta. Sepse ishte ende në mesin e të atit, kur e takoi Melkisedeku atë.

12:00 am 02, 2021

APOSTULLI – Romakëve 8:28-39.

By |2021-01-23T21:55:05+01:001 Shkurt, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 8:28-39. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 8:28-39. Edhe e dimë se të gjitha u ndihmojnë për mirë atyre që duan Perëndinë, atyre që janë thirrur sipas vullnetit të tij. Sepse sa njohu që përpara, këta edhe i ndau që përpara që të jenë të njëjtë nga forma me fytyrën e Birit të tij, që të jetë ai i parëlindur ndër shumë vëllezër. Edhe sa ndau që përpara, këta

12:00 am 02, 2021

Dëshmor Trifoni. Dëshmorët Perpetua, Felicitati etj. Oshënare Brixhida në Irlandë. Oshënar Petro në Galati.

By |2021-01-23T22:04:08+01:001 Shkurt, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Trifoni. Dëshmorët Perpetua, Felicitati etj. Oshënare Brixhida në Irlandë. Oshënar Petro në Galati. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Trifoni - Ky martir i lavdëruar i Krishtit lindi në Lampsaka të Frigjisë. Që në vitet e fëmijërisë, prindërit e tij, njerëz të thjeshtë, e frymëzuan aq shumë me dashuri për virtytet ungjillore, saqë Krishti i dhuroi shumë herët atij një rojtari të thjeshtë patash hirin e shërimit të sëmundjeve të njerëzve dhe të kafshëve, si dhe dëbimin e shpirtrave të ndyrë. Vajza

12:00 am 01, 2021

Anargjendët Kiri e Joani, dëshmore Athanasia me vajzat. Nikita i Novgorodit. Dëshmorët Viktorini, Viktori, Niqifori, Klaudi, Diodori, Serapioni dhe Papia.

By |2021-01-07T14:37:13+01:0031 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Anargjendët Kiri e Joani, dëshmore Athanasia me vajzat. Nikita i Novgorodit. Dëshmorët Viktorini, Viktori, Niqifori, Klaudi, Diodori, Serapioni dhe Papia. Janë të Mbyllura

- Anargjendët Kiri e Joani, dëshmore Athanasia me vajzat - Shën Kiri ishte një i krishterë i devotshëm nga Aleksandria, i cili ushtronte profesionin e mjekut dhe njëkohësisht shëronte shpirtra dhe i drejtonte te Krishti. Ata që shkonin tek ai, i këshillonte: “Nëse doni të mos sëmureni, ruhuni nga mëkati. Sepse sëmundja është shpesh pasojë e mëkatit”. Shëronte trupat me anë të lutjes dhe i

12:00 am 01, 2021

APOSTULLI – 1 Timotheut 4:9-15.

By |2021-01-07T14:27:10+01:0031 Janar, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Timotheut 4:9-15. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Timotheut 4:9-15. E besueshme është fjala dhe e denjë për t’u pranuar. Sepse për këtë edhe mundohemi edhe përbuzemi, se shpresuam në Perëndinë e gjallë, i cili është shpëtimtari i gjithë njerëzve, po më fort i besimtarëve. Këto porosit edhe mëso. Askush le të mos të të përbuzë për rininë tënde, po bëhu shembull i besimtarëve në fjalë, në shoqëri, në dashuri,

12:00 am 01, 2021

Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti. Dëshmor Theofili i ri.

By |2021-01-07T14:25:24+01:0030 Janar, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti. Dëshmor Theofili i ri. Janë të Mbyllura

- Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti - Nën sundimin e perandorit Aleks Komneni (1081-1118), në Konstandinopojë shpërtheu një grindje, e cila ndau njerëzit që njihnin besimin dhe të zellshmit në virtyt në lidhje me tre shenjtorët hierarkë dhe Etër të Kishës: Vasili i Madh, Grigor Theologu dhe Joan Gojarti. Disa parapëlqenin shën Vasilin, sepse dinte të shpjegonte misteret e natyrës si

12:00 am 01, 2021

UNGJILLI – Mateu 5:14-19.

By |2021-01-07T14:23:13+01:0030 Janar, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 5:14-19. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 5:14-19. Ju jeni drita e botës. Një qytet që është mbi mal nuk mund të fshihet. As nuk ndezin kandilin, që ta vënë atë nën shinik, po e vënë mbi kandiler, edhe ndriçon të gjithë ata në shtëpi. Kështu le të ndriçojë drita juaj përpara njerëzve, që të shohin punët tuaja të mira, e të lavdërojnë Atin tuaj që është në qiejt.

Go to Top