Leximet e ditës

12:00 am 02, 2021

UNGJILLI – Marku 12:13-17.

By |2021-01-27T22:35:16+01:0015 Shkurt, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Marku 12:13-17. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Marku 12:13-17. Edhe dërgojnë tek ai disa nga Farisenjtë dhe nga Herodianët, që ta zënë me fjalë; Edhe ata erdhën e i thonë: Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe se s'do t'ia dish për asnjeri; sepse nuk shikon në faqe njerëzish, po mëson udhën e Perëndisë me të vërtetë. Thuajna pra: Eshtë e udhës t'i japim Cezarit taksë, apo jo? Të

12:00 am 02, 2021

Oshënar Afksenti në Bitini. Oshënar Maroni. Hierodëshmor Valentini Avraami i Karës.

By |2021-02-14T22:57:20+01:0014 Shkurt, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Afksenti në Bitini. Oshënar Maroni. Hierodëshmor Valentini Avraami i Karës. Janë të Mbyllura

- Oshënar Maroni - Oshënar Maroni jetoi në një mal pranë Kirusit në Siri, në fillim të shekullit të 5-të. Edhe pse kishte ndërtuar një kasolle të vogël në rrënojat e një tempulli pagan, jetonte në qiell të hapur, duke vuajtur të gjitha peripecitë e motit. Gara në të cilën e futi veten për hir të dashurisë për Perëndinë, i solli dhuratën e shërimit. Tek

12:00 am 02, 2021

UNGJILLI – Mateu 15:21-28.

By |2021-01-26T18:15:08+01:0014 Shkurt, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 15:21-28. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 15:21-28. Edhe Jisui, si doli andej, iku në anët e Tirit e të Sidonës. Edhe ja një grua kananease tek doli nga ato kufij, e i thërriste duke thënë: Përdëllemë, o Zot, bir i Davidit. Ime bijë mundohet keq prej demonit. Po ai nuk iu përgjigj asaj asnjë fjalë. Edhe nxënësit e tij erdhën pranë e i luteshin, duke thënë: Lëshoje atë,

12:00 am 02, 2021

APOSTULLI – 2 Korinthianëve 6:16-7:1.

By |2021-01-26T18:11:20+01:0014 Shkurt, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 2 Korinthianëve 6:16-7:1. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 2 Korinthianëve 6:16-7:1. Apo ç'bashkim ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, siç tha Perëndia: "Se do të banoj në mes tyre, dhe do të eci; dhe do të jem Perëndia i tyre, dhe ata do të jenë populli im". Prandaj "dilni nga mesi i tyre", edhe "ndahuni nga ata, thotë Zoti", edhe "mos prekni asgjë

12:00 am 02, 2021

APOSTULLI – 1 Korinthianëve 10:23-28.

By |2021-01-26T18:02:38+01:0013 Shkurt, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Korinthianëve 10:23-28. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Korinthianëve 10:23-28. Të gjitha më lejohen, por jo të gjitha sjellin dobi; të gjitha më lejohen, po jo të gjitha ndërtojnë. Askush le të mos kërkojë të mirën e tij; po secili të tjetrit. Hani çdo gjë që shitet në tregun e mishit, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes, sepse "I Zotit është dheu edhe plotësia e tij". Edhe nëse ju

12:00 am 02, 2021

Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t. Oshënar Martiniani. Episkop Evlogji i Aleksandrisë.

By |2021-01-26T18:07:47+01:0013 Shkurt, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t. Oshënar Martiniani. Episkop Evlogji i Aleksandrisë. Janë të Mbyllura

- Apostujt Akila e Priskila nga të 70-t - Akila, një jude nga Ponti, ishte vendosur me gruan e tij, Priskilën, në Romë, ku punonte si tendëbërës. Ata ishin të konvertuar në Krishterim, kur perandori Klaudi urdhëroi dëbimin e të gjithë judenjve nga qyteti, në vitet 49-50 pas Krishtit. U vendosën në Korinth pak kohë pasi shën Pavli mbërriti atje nga Athina (Vep. 18:1-3). Apostulli

12:00 am 02, 2021

UNGJILLI – Mateu 24:34-37, 42-44.

By |2021-01-26T18:04:28+01:0013 Shkurt, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 24:34-37, 42-44. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 24:34-37, 42-44. Me të vërtetë po ju them juve, ky brez nuk do të shkojë, deri sa të bëhen të gjitha këto. Qielli edhe dheu do të shkojnë, po fjalët e mia nuk do të shkojnë. Edhe për atë ditë e për atë orë, asnjë nuk di gjë, as engjëjt e qiejve, veç Ati im vetëm. Edhe siç ishin ditët e Noes,

12:00 am 02, 2021

UNGJILLI – Marku 8:1-10.

By |2021-01-26T17:38:04+01:0012 Shkurt, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Marku 8:1-10. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Marku 8:1-10. Në ato ditë, përsëri, pasi ishte shumë popull, edhe meqë s'kishin se ç'të hanin, Jisui thirri pranë nxënësit e tij dhe u thotë atyre: Më dhimbset për turmën, se tashmë tri ditë rrinë pranë meje, edhe s'kanë se ç'të hanë. Edhe në i lëshofsha të pangrënë për në shtëpitë e tyre, do të këputen në udhë; sepse ca nga ata kanë

12:00 am 02, 2021

APOSTULLI – Efesianëve 1:7-17.

By |2021-01-26T17:35:19+01:0012 Shkurt, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Efesianëve 1:7-17. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Efesianëve 1:7-17. Tek i cili kemi shpërblimin me anë të gjakut të tij, ndjesën e fajeve, sipas pasurisë së hirit të tij, të cilin na e dha me të tepërt me çdo urtësi e mençuri, duke na njohur misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që e pati paracaktuar në vetvete, me synimin që kur të mbushen kohët, t'i përmbledhë të

12:00 am 02, 2021

Oshënar Meleti i Antiokisë. Dëshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar.

By |2021-01-26T17:42:51+01:0012 Shkurt, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Meleti i Antiokisë. Dëshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. Janë të Mbyllura

- Oshënar Meleti i Antiokisë - Llambadhe e Orthodhoksisë dhe model i jetës ungjillore, njeri i paqes dhe i pajtimit, shën Meleti punoi për rivendosjen e paqes dhe të unitetit të Kishës, që ishte shkatërruar nga pasuesit e Ariosit, gjatë shekullit të 4-t, me gjithë vendimet e Sinodit të Nikeas (325). Ai vinte nga një familje fisnike nga Melitina, në Armeninë e Poshtme, dhe shihej

Go to Top