40 dëshmorët e Sebastisë (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Oshënar Qesari, mjek.
- 40 dëshmorët e Sebastisë (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.) - Kur mizori Licinius (308-323), të cilit i ishte dhënë nga shën Konstandini fuqi e barabartë në administrimin e Perandorisë, hoqi maskën, preu marrëdhëniet me të dhe shpalli edikte kundër të krishterëve. Për t’i zbatuar ai dërgoi magjistratë në tërë provincat nën kontrollin e tij, për të torturuar e vrarë ata që nuk u nënshtroheshin.