Leximet e ditës

12:02 am 12, 2024

– 03 Dhjetor – Profeti Sofonia. Dëshmorët Agapi e Selefki. Dëshmor Gliqeri. Dëshmor i ri Angjeli.

By |2024-12-24T22:42:39+01:003 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 03 Dhjetor – Profeti Sofonia. Dëshmorët Agapi e Selefki. Dëshmor Gliqeri. Dëshmor i ri Angjeli. Janë të Mbyllura

- Profeti Sofonia - Sofonia, bir i Kushit nga fisi i Simeonit, është i nënti në rendin e profetëve më të vegjël. Ai jetoi në Jerusalem në fillimet e mbretërimit të Josias (640-609 para Krishtit), para se mbreti të fillonte veprën e tij për shkatërrimin e idhujtarisë në mbretërinë e Judesë dhe rivendosjen e lavdërimit të Perëndisë. Judea, pas pushtimit asirian të Senakeribit (700), kishte

12:02 am 12, 2024

– 02 Dhjetor – Profeti Abakum. Dëshmoret Miropi, Viviana. Oshënar Theofili. Oshënar Porfir Kafsokaliviti.

By |2024-12-24T22:43:08+01:002 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 02 Dhjetor – Profeti Abakum. Dëshmoret Miropi, Viviana. Oshënar Theofili. Oshënar Porfir Kafsokaliviti. Janë të Mbyllura

- Profeti Abakum - Profeti i shenjtë Abakum vinte nga fisi i Simeonit. Ishte bir i Shafatit dhe jetoi rreth 600 vjet para Krishtit. I frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë, ai paratha marrjen e Jerusalemit nga Kaldeasit, internimin në Babiloni, dhe qau hidhur për fatin e popullit rebel ndaj Perëndisë. Kur Nabukodonosori rrethoi Jerusalemin, profeti shkoi tek Osroeni dhe jetoi si i huaj në Arabi,

12:02 am 12, 2024

– 01 Dhjetor – Profeti Naum. Oshënar Filaret Përdëllimtari. Theokliti i Lakedhemonisë, çudibërësi. Eligiusi i Nojonit.

By |2024-12-24T22:43:58+01:001 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 01 Dhjetor – Profeti Naum. Oshënar Filaret Përdëllimtari. Theokliti i Lakedhemonisë, çudibërësi. Eligiusi i Nojonit. Janë të Mbyllura

- Profeti Naum - Profeti i shenjtë Naum ishte me origjinë nga Elkoshi i Galilesë dhe i përkiste fisit të Simeonit. Ai jetoi në shekullin e 7-të para Krishtit dhe paratha shkatërrimin e Ninevisë, e cila ishte edhe kryeqyteti i Mbretërisë së Asirisë. Kjo gjë ndodhi në vitin 612 para Krishtit, nga mbreti i medëve. Gjithashtu ai profetizoi edhe restaurimin e mbretërisë së Judesë. Naumi

12:02 am 11, 2024

– 30 Nëntor – Apostull Andrea, i Parëthirruri. Oshënar Frumenti i Abisinisë, ndriçues i Etiopisë.

By |2024-12-24T22:45:06+01:0030 Nëntor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 30 Nëntor – Apostull Andrea, i Parëthirruri. Oshënar Frumenti i Abisinisë, ndriçues i Etiopisë. Janë të Mbyllura

- Apostull Andrea, i Parëthirruri - Apostulli i lavdishëm i Krishtit, shën Andrea, ishte vëllai i shën Petros dhe vinte nga Betsaida, në bregun perëndimor të liqenit të Gjenesaretit. Ndryshe nga i vëllai, që ishte i martuar, kishte preferuar të ruante dëlirësinë dhe banonte në shtëpinë e Petros. Të dy vëllezërit ishin peshkatarë dhe ruanin Ligjin me devotshmëri. Kur shën Joan Pagëzori përshkoi Judenë dhe

12:02 am 11, 2024

– 29 Nëntor – Dëshmor Paramoni dhe 370 dëshmorë. Dëshmorët Filumeni, Fedri. Oshënar Pitiruni.

By |2024-12-24T22:45:32+01:0029 Nëntor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 29 Nëntor – Dëshmor Paramoni dhe 370 dëshmorë. Dëshmorët Filumeni, Fedri. Oshënar Pitiruni. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Paramoni - Akilini, guvernator i Lindjes gjatë mbretërimit të perandor Deciusit (rreth 250), u nis një ditë për t’u kuruar në ujërat termale të Bisaltias. Urdhëroi që me këtë rast të merrnin edhe 370 të krishterë të Nikomedisë, të cilët i kishin burgosur me urdhër të tij, që t’i detyronin të sakrifikonin në tempullin e perëndeshës Isis. Por ata refuzuan, prandaj dhe ua

12:02 am 11, 2024

– 28 Nëntor – Omologjet Stefani i ri. Dëshmorët Irinarku, Komasi, Etimasi, Eliani etj.

By |2024-12-24T22:45:59+01:0028 Nëntor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 28 Nëntor – Omologjet Stefani i ri. Dëshmorët Irinarku, Komasi, Etimasi, Eliani etj. Janë të Mbyllura

- Omologjet Stefani i Ri - Lindi në Konstandinopojë nga prindër të shquar dhe të perëndishëm, të cilët për një kohë të gjatë nuk kishin pasur fëmijë. Patën fëmijë kur Nëna e Zotit, e Tërëshenjta Mari, iu shfaq dhe ata premtuan se fëmijën do t’ia kushtonin shërbimit hyjnor. E pagëzuan nga patriarku Gjerman (12 maj) dhe i dha emrin e martirit të parë Stefan. Kur

12:02 am 11, 2024

– 27 Nëntor – Dëshmor Jakov Persiani. Oshënar Theodhosi në Tërnovë. Oshënar Pinufri.

By |2024-12-24T22:46:43+01:0027 Nëntor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 27 Nëntor – Dëshmor Jakov Persiani. Oshënar Theodhosi në Tërnovë. Oshënar Pinufri. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Jakov Persiani – Shën Jakovi, ky atlet i lavdishëm i Krishtit, vinte nga një familje e pasur fisnike nga Bethlapadi, pranë Suzës në Persi. Ishte i afërm me mbretin Jezdgerd I(399-425), i cili i dha shumë ndere e privilegje. Ishte rritur e edukuar në besimin e krishterë nga prindërit, por, i rrethuar nga privilegjet e funksionit të tij pranë mbretit, mohoi Krishtin dhe

12:02 am 11, 2024

– 26 Nëntor – Oshënarët Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni “Pendohuni” Oshënar Heremoni.

By |2024-12-24T22:47:12+01:0026 Nëntor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 26 Nëntor – Oshënarët Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni “Pendohuni” Oshënar Heremoni. Janë të Mbyllura

- Oshënar Alip Stiliti – Ati ynë i shenjtë Alipi lindi në qytetin e Adrianopojës, provinca e Paflagonisë, në kohën e Iraklit (610-641). Kur e ëma ishte shtatzënë, pa vegim një qengj, i cili mbante në vend të brirëve dy qirinj të ndezur, si profeci e hireve hyjnore që do të mbushnin shërbëtorin e Perëndisë. Jetim nga i ati, e ëma ia besoi episkop Theodhorit,

12:02 am 11, 2024

– 25 Nëntor – Dëshmore e madhe Ekaterina e 150 oratorët. Dëshmor Mërkuri.

By |2024-11-23T22:06:36+01:0025 Nëntor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 25 Nëntor – Dëshmore e madhe Ekaterina e 150 oratorët. Dëshmor Mërkuri. Janë të Mbyllura

- Dëshmore e madhe Ekaterina e 150 Oratorët – Lindi në Aleksandri, kryeqytet i Egjiptit dhe metropoli i shkencave dhe arteve. Ishte bija e një zotërie të pasur e të fuqishëm, Konstus (ose Cestus). Përveç fisnikërisë, Perëndia e kishte pajisur me bukuri të rrallë, që të gjithë e admironin dhe i kishte dhënë zgjuarsi të jashtëzakonshme. Vajza e re ndoqi mësimet e mësuesve më të

12:01 am 11, 2024

– Apostulli – Galatianëve 3:23-4:5.

By |2024-11-23T22:26:36+01:0025 Nëntor, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Galatianëve 3:23-4:5. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Galatianëve 3:23-4:5.   Edhe përpara se të vinte besimi, ruheshim nën ligj, të mbyllur brenda në besimin, i cili ishte për t'u zbuluar. Prandaj ligji u bë mësuesi ynë në Krishtin, që të drejtësohemi prej besimit. Por si erdhi besimi, nuk jemi më nën mësues. Sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit që është në Krishtin Jisu.

Go to Top