Leximet e ditës

12:00 am 03, 2021

Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Dëshmorët Kodrati, Theodhosi, Emanueli etj. Dëshmor Montani etj. në Sirmium.

By |2021-04-08T00:37:53+02:0026 Mars, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Dëshmorët Kodrati, Theodhosi, Emanueli etj. Dëshmor Montani etj. në Sirmium. Janë të Mbyllura

- Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel -   Është zakon që pas festave të mëdha të Zotit të kremtojmë atë që u dërgua nga Perëndia apo kontribuoi në to. Kështu edhe pas të kremtes së Ungjillëzimit të kremtojmë kryeengjëllin Gabriel për lajmin e shpëtimit. Që nga fillimi dhe përgjatë gjithë historisë, ky prijës i Fuqive të Patrup ka qenë për ne njerëzit Engjëlli i mëshirës dhe

12:00 am 03, 2021

UNGJILLI – Llukai 1:24-38

By |2021-02-21T22:40:53+01:0025 Mars, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 1:24-38 Janë të Mbyllura

  UNGJILLI - Llukai 1:24-38   Edhe pas këtyre ditëve Elisabeta, gruaja e tij, u mbars; edhe e fshihte veten pesë muaj, duke thënë se kështu bëri Zoti për mua në ditët që më hodhi sytë e tij, që të heqë përgojimin tim në mes njerëzve. Edhe në të gjashtin muaj, engjëlli Gabriel u dërgua prej Perëndisë në një qytet të Galilesë, me emrin Nazaret,

12:00 am 03, 2021

Ungjillëzimi i Hyjlindëses (Vangjelizmoi).

By |2021-02-21T22:44:08+01:0025 Mars, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Ungjillëzimi i Hyjlindëses (Vangjelizmoi). Janë të Mbyllura

  - Ungjillëzimi i Hyjlindëses (Vangjelizmoi) -   Në këtë ditë, e cila vjen pas ekuinoksit pranveror, ndërkohë që errësira e natës është në kufirin e shtrirjes së saj dhe fillon t’ia lërë vendin dritës, Kisha kremton zënien e Zotit tonë Jisu Krisht dhe zbritjen, në këtë botë plot errësirë, të Diellit të Drejtësisë, që ktheu lëvizjen e kohës dhe të historisë dhe me zbritjen

12:00 am 03, 2021

APOSTULLI – Hebrenjve 2:11-18.

By |2021-02-21T22:39:19+01:0025 Mars, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Hebrenjve 2:11-18. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Hebrenjve 2:11-18.   Meqenëse edhe ai që shenjtëron edhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej njërit, shkak për të cilin nuk turpërohet t'i quajë ata vëllezër, duke thënë: "Do t'u rrëfej emrin tënd vëllezërve të mi, në mes të kishës do të të lavdëroj". Edhe prapë: "Unë do të kem shpresën time në atë"; dhe përsëri: "Ja unë, dhe djemtë që më

12:00 am 03, 2021

Hierodëshmor Artemoni i Seleucisë. Hierodëshmor i ri Partheni i Konstandinopojës. Oshënar Zaharia.

By |2021-02-21T22:37:34+01:0024 Mars, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Artemoni i Seleucisë. Hierodëshmor i ri Partheni i Konstandinopojës. Oshënar Zaharia. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Artemoni i Seleucisë -   Lindi në një familje fisnike të qytetit të Seleucisë në Pisidi. Kur apostull Pavli gjatë udhëtimeve të tij hierapostolike për të predikuar Lajmin e Mirë kaloi në këtë qytet, Artemoni vendosi me gjithë zemrën e tij ta ndiqte dhe, duke lënë pas çdo preokupim apo lidhje, u bashkua me grupin e dishepujve që ndiqte apostullin. Kur shën Pavli

12:00 am 03, 2021

LEXIME NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 5:16-25, NGA LIBRI I GJENEZËS 4:16-26, NGA LIBRI I FJALËVE TË URTA 5:15-6:3.

By |2021-02-21T22:34:03+01:0024 Mars, 2021|Apostulli i ditës, Ungjilli I Ditës|Komentet te LEXIME NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 5:16-25, NGA LIBRI I GJENEZËS 4:16-26, NGA LIBRI I FJALËVE TË URTA 5:15-6:3. Janë të Mbyllura

  NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 5:16-25.   Por Zoti i ushtrive do të jetë lartësuar në gjyq, dhe Perëndia i shenjtë do të tregohet i shenjtë në drejtësi. Atëherë qengjat do të kullosin si në kullotat e tyre dhe të huajtë do të përpijnë arat e shkretuara të të pasurve. Mjerë ata që tërheqin padrejtësinë me litarët e falsitetit dhe mëkatin si me litarët

12:00 am 03, 2021

LEXIME NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 5:7-16, NGA LIBRI I GJENEZËS 4:8-15, NGA LIBRI I FJALËVE TË URTA 5:1-15.

By |2021-02-21T22:27:53+01:0023 Mars, 2021|Apostulli i ditës, Ungjilli I Ditës|Komentet te LEXIME NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 5:7-16, NGA LIBRI I GJENEZËS 4:8-15, NGA LIBRI I FJALËVE TË URTA 5:1-15. Janë të Mbyllura

  NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 5:7-16.   Vreshti i Zotit të ushtrive është shtëpia e Izraelit, dhe njerëzit e Judës janë mbëltesa e kënaqësisë së tij. Ai priste ndershmëri, dhe ja, gjakderdhje, priste drejtësi dhe ja, britma ankthi. Mjerë ata që i shtojnë shtëpisë një shtëpi tjetër, që bashkojnë një arë me një arë tjetër, deri sa të mos ketë më vend, dhe kështu

12:00 am 03, 2021

Dëshmor Nikoni e 199 nxënësit e tij. Oshënar dëshmor i ri Llukai. Hierodëshmor i ri Grigori.

By |2021-02-21T22:30:46+01:0023 Mars, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor Nikoni e 199 nxënësit e tij. Oshënar dëshmor i ri Llukai. Hierodëshmor i ri Grigori. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Nikoni e 199 nxënësit e tij -   Ati ynë i shenjtë Nikon lindi në shekullin e III-të në zonën e Napolit. I ati ishte pagan, ndërsa e ëma e krishterë. U fut në ushtri, ku një ditë u përball me një situatë të rrezikshme. Iu kujtuan mësimet e perëndishme të nënës dhe thirri: “Zot, Jisu Krisht, ki mëshirë për mua!”. I armatosur

12:00 am 03, 2021

LEXIME NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 4:2-6, 5:1-7, NGA LIBRI I GJENEZËS 3:21-4:7, NGA LIBRI I FJALËVE TË URTA 3:34-4:22.

By |2021-02-21T22:21:32+01:0022 Mars, 2021|Apostulli i ditës, Ungjilli I Ditës|Komentet te LEXIME NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 4:2-6, 5:1-7, NGA LIBRI I GJENEZËS 3:21-4:7, NGA LIBRI I FJALËVE TË URTA 3:34-4:22. Janë të Mbyllura

  NGA LIBRI I PROFETIT ISAIA 4:2-6, 5:1-7.   Po atë ditë filizi i Zotit do të jetë gjithë shkëlqim dhe lavdi, dhe fryti i tokës do të jetë krenaria dhe zbukurimi i të shpëtuarve të Izraelit. Dhe ka për të ndodhur që ata që do të kenë mbetur në Sion dhe ai që do të mbijetojë në Jeruzalem do të quhet i shenjtë, domethënë

12:00 am 03, 2021

Hierodëshmor Vasili i Angirës. Dëshmoret Kalinika, Dhrosidha. Dëshmor Oktaviani në Kartagjenë.

By |2021-02-21T22:24:26+01:0022 Mars, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Vasili i Angirës. Dëshmoret Kalinika, Dhrosidha. Dëshmor Oktaviani në Kartagjenë. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Vasili i Angirës - Shën Vasili ishte prift në Kishën e Angirës në Galati, kur ishte episkop Markeli, i cili e kundërshtonte aq shumë arianizmin, saqë ra në një herezi tjetër, duke i bërë Tre Personat Hyjnorë si tri aspekte ose modalitete të Hyjnisë. Megjithatë, Vasili nuk i shpërndante këto mendime dhe mësonte me zell besimin e vërtetë, duke drejtuar shumë shpirtra në

Go to Top