Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Audisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi. Dëshmorët Rafaeli, Nikolla e Irini.
- Dëshmor Efpsiki - Shën Efpsiki bënte një jetë të virtytshme në Qesari të Kapadokisë, në kohën e mbretërimit të shkurtër, por të përgjakshëm, të Julian Apostatit (361-363). Kishte pak kohë që ishte martuar, kur perandori, gjatë një udhëtimi për në Antioki, kaloi nëpër Qesari. Ai u habit kur mori vesh se të gjithë banorët ishin të krishterë dhe se, nën drejtimint e Efpsikit, kishin