Leximet e ditës

12:00 am 06, 2021

Mbyllja e Pentikostisë. Oshënar Davidi në Selanik. Joani i Gotisë. Hierodëshmor Vigjili i Trentos.

By |2021-06-13T10:13:09+02:0026 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Mbyllja e Pentikostisë. Oshënar Davidi në Selanik. Joani i Gotisë. Hierodëshmor Vigjili i Trentos. Janë të Mbyllura

- Oshënar Davidi në Selanik - Lindi rreth vitit 450 në Mesopotami. Që i vogël iu përkushtua Perëndisë dhe, mbasi e dha lëmoshë pasurinë e tij, shkoi në Selanik. Vendosi që të ushtrohej për tre vjet si stilit dhe madje mbi një bajame, saqë, përveç të ftohtit dhe vapës, i duhej të duronte lëkundjet kur frynte erë. Përulësia e skajshme dhe mundimi në vendin shumë

12:00 am 06, 2021

UNGJILLI – Mateu 5:42-48.

By |2021-06-13T10:09:41+02:0026 Qershor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 5:42-48. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 5:42-48. Jepi atij që lyp prej teje; edhe mos e kthe fytyrën mënjanë prej atij që do hua prej teje. Keni dëgjuar se është thënë: Të duash të afërmin tënd, edhe të urresh armikun tënd. Por unë po ju them juve: Doni armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë juve, bëjuni mirë atyre që ju urrejnë, edhe lutuni për ata që ju

12:00 am 06, 2021

UNGJILLI – Mateu 5:33-41.

By |2021-06-13T10:02:15+02:0025 Qershor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 5:33-41. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 5:33-41. Përsëri keni dëgjuar se u është thënë të vjetërve: Mos bëj be në të rreme, por t’i mbash betimet e tua te Zoti. Por unë po ju them juve, të mos bëni be fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë; as për dhenë, sepse është nënkëmbëse e këmbëve të tij; as për Jerusalemin, sepse është qytet i mbretit të

12:00 am 06, 2021

APOSTULLI – Romakëve 2:14-28.

By |2021-06-13T09:59:46+02:0025 Qershor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 2:14-28. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 2:14-28. Sepse kur kombet që s'kanë ligj, prej natyre bëjnë punët e ligjit, këta, ndonëse s'kanë ligj, janë vetë ligj në veten e tyre, të cilët tregojnë punën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre, sepse kanë ndërgjegjen e tyre duke dëshmuar bashkë me ta, edhe mendimet duke akuzuar ose edhe duke drejtësuar njëri-tjetrin, në atë ditë, kur do të gjykojë

12:00 am 06, 2021

Oshënaret dëshmore Fevronia, Livia. Dëshmorët Orenti, Firmi. Oshënar Dionisi në Athos. Dëshmor Gjergji nga Atalia.

By |2021-06-13T10:04:47+02:0025 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënaret dëshmore Fevronia, Livia. Dëshmorët Orenti, Firmi. Oshënar Dionisi në Athos. Dëshmor Gjergji nga Atalia. Janë të Mbyllura

- Dëshmor Gjergji nga Atalia - Ishte nga Atalia, në Azinë e Vogël. Gjergji ishte një djalë shumë sjellshëm. Një ditë, kur u largua nga shtëpia, e rrëmbeu pashai turk dhe me mashtrime e ktheu në mysliman. Më vonë, e martoi dhe me të bijën, por prindërit e djaloshit, shpresëtarë të pasur, të pangushëlluar, që e kishin pikasur se ku ndodhej i biri, iu lutën

12:00 am 06, 2021

UNGJILLI – Llukai 1:1-25, 57-68, 76, 80.

By |2021-06-13T09:53:22+02:0024 Qershor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 1:1-25, 57-68, 76, 80. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 1:1-25, 57-68, 76, 80. Pasi shumë veta u përpoqën të hartojnë një tregim për ato punë, që janë vërtetuar plotësisht ndër ne, siç na i kanë lënë ata, të cilët që në fillim i panë me sy dhe u bënë shërbëtorë të fjalës, m’u duk e udhës edhe mua, që u kam rënë prapa të gjithave që në fillim hollë-hollë, të t’i

12:00 am 06, 2021

Lindja e Joan Pagëzorit. Mbledhja për Prindërit Zaharia e Elisabeta.

By |2021-06-13T09:57:27+02:0024 Qershor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Lindja e Joan Pagëzorit. Mbledhja për Prindërit Zaharia e Elisabeta. Janë të Mbyllura

- Lindja e Joan Pagëzorit - Është dëshmia e Krishtit, më i madhi ndër të lindurit prej grave. E lindën në moshë të thyer Zaharia dhe Elisabeta. Zaharia ishte prift, por, sipas të tjerëve, kryeprift. Ndërsa ishte duke temjanisur tempullin, i shfaqet kryeëngjëlli Gavriil dhe i thotë se lutja e tij ishte dëgjuar dhe se e shoqja, që ishte madje edhe shterpë, do të lindte

12:00 am 06, 2021

APOSTULLI – Romakëve 13:11-14:4.

By |2021-06-13T09:49:24+02:0024 Qershor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 13:11-14:4. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 13:11-14:4. Edhe këtë ju them, duke ditur kohën se tashmë është ora të zgjohemi nga gjumi; sepse tani shpëtimi ynë është më afër sesa kur besuam. Nata u thye dhe dita u afrua; le të hedhim pra tej veprat e errësirës, dhe le të veshim armët e dritës. Le të ecim hijshëm si ditën; jo në argëtime e dehje, jo në shtretër

12:00 am 06, 2021

UNGJILLI – Mateu 5:20-26.

By |2021-06-13T09:41:21+02:0023 Qershor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 5:20-26. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 5:20-26. Sepse po ju them juve, se në mos teproftë drejtësia juaj më tepër se ajo e shkruesve edhe e Farisenjve, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve. Keni dëgjuar se u është thënë të vjetërve: “Mos vrit”, edhe ai që të vrasë do të jetë fajtor për në gjyq. Por unë po ju them juve se kushdo që zemërohet më

12:00 am 06, 2021

APOSTULLI – Romakëve 1:18-27.

By |2021-06-13T09:39:27+02:0023 Qershor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 1:18-27. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 1:18-27. Sepse zemërim Perëndie zbulohet prej qielli mbi çdo pabesi e paudhësi të njerëzve, që shtypin të vërtetën në paudhësi. Sepse çdo gjë që mund të dijë njeriu për Perëndinë është e shfaqur tek ata, se Perëndia ua shfaqi atyre. Sepse qëkurse u bë bota, të padukshmet e tij, fuqia e tij e përjetshme edhe hyjnia, duken qartë, duke u marrë me

Go to Top