Dëshmor Jakinthi. Anatoli i Konstandinopojës. Dëshmorët Asklipiadhi, Dolinduhu.
- Dëshmor Jakinthi - Lindi në Qesari të Kapadoqisë nga prindër të krishterë. Në Romë ishte “kubikular” d.m.th. kujdestar i dhomës dhe kamarier i tavolinës së perandor Trajanit (98-117). Dikur e denoncuan te perandori, i cili e thirri në drekë dhe i bëri presion që të hajë mish flijimesh. Pasi bëri kryqin, mohoi në mënyrë kategorike që të ndryshojë besimin dhe të hajë atë ushqim.