Leximet e ditës

12:00 am 07, 2021

Dëshmore Kiriakia (E Diela). 7 dëshmorët që u martirizuan në Durrës, pasi panë martirizimin e shën Astit dhe lumëruan pohimin e tij në Krishtin: Peregrini, Lukiani (Luçiani), Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani.

By |2021-07-06T13:44:12+02:007 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmore Kiriakia (E Diela). 7 dëshmorët që u martirizuan në Durrës, pasi panë martirizimin e shën Astit dhe lumëruan pohimin e tij në Krishtin: Peregrini, Lukiani (Luçiani), Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani. Janë të Mbyllura

- Dëshmore Kiriakia (E Diela) - U ushtrua në kohën e Perandor Dioklecianit (284-305). Dorotheu dhe Efsevia, të pasur dhe të pëlqyer nga Perëndia, por pa fëmijë, luteshin që të bëheshin me fëmijë. Dhe kështu lindën vajzë ditën e diel, ndaj dhe e pagëzuan me emrin E Diela (greqisht Kiriaki: dita zotërore). Duke u rritur, ajo pati shumë kërkesa për nuse nga arkondët, për hir

12:00 am 07, 2021

UNGJILLI – Mateu 10:9-15.

By |2021-07-06T13:35:27+02:006 Korrik, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 10:9-15. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 10:9-15. Mos mbani ar, as argjend, as bakër në brezat tuaj, as trastë në udhë, as dy këmishë, as këpucë, as shkop; sepse punëtori e meriton ushqimin e tij. Edhe në çdo qytet a fshat që të hyni, vëzhgoni cili është i denjë në të, edhe qëndroni atje deri sa të dilni. Edhe kur të hyni në një shtëpi, përshëndeteni atë. Edhe

12:00 am 07, 2021

Hierodëshmor Asti i Durrësit. Oshënar Sisoi. Dëshmorët Luçia, Riksi, Oroni.

By |2021-07-06T13:28:29+02:006 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Asti i Durrësit. Oshënar Sisoi. Dëshmorët Luçia, Riksi, Oroni. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Asti i Durrësit - Asti ishte Episkop i Durrësit në vitin 98 pas Krishtit (emri tij do të thotë: “qytetar” ose “i qytetit”). Ai ishte një Bari i vërtetë, shembull i gjallë i një jete të krishterë aktive për besimtarët e tij, një veprimtar i zellshëm për përhapjen e Ungjillit. Trajani, me hipjen në fron si Perandor i Romës (98-117), përtëriti dekretin e

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Romakëve 7:14-8:2.

By |2021-07-06T13:31:20+02:006 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 7:14-8:2. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 7:14-8:2. Sepse e dimë se ligji është shpirtëror, por unë jam mishor, i shitur nën mëkatin. Sepse atë që bëj nuk e njoh; sepse nuk bëj atë që dua, po bëj atë që urrej. Edhe nëse bëj atë që nuk dua, jam në një fjalë me ligjin, se është i mirë. Po tani nuk e bëj më unë këtë, po mëkati që

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Galatianëve 5:22-6:2.

By |2021-07-04T21:40:22+02:005 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Galatianëve 5:22-6:2. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Galatianëve 5:22-6:2. Por fryti i Frymës është dashuri, gëzim, paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, besnikëri, butësi, vetëpërmbajtje; kundër të tillave nuk ka ligj. Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pësimet e me dëshirimet. Në rrojmë sipas Frymës, sipas Frymës edhe të ecim. Le të mos kërkojmë lavdi të kotë, duke ngarë njëri-tjetrin, duke pasur smirë njëri-tjetrin.Vëllezër, edhe sikur

12:00 am 07, 2021

Oshënar Athanas Athoniti. Oshënar Lambadhi. Oshënar dëshmor i ri Qipriani.

By |2021-07-03T23:36:03+02:005 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Athanas Athoniti. Oshënar Lambadhi. Oshënar dëshmor i ri Qipriani. Janë të Mbyllura

- Oshënar Athanas Athoniti - Është patriarku i murgjërisë së Malit të Shenjtë. Lindi në Trapezuntë, në bregdetin jugor të Detit të Zi rreth vitit 930, jetim nga i ati (që rridhte prej Antiokisë). Që foshnjë humbi nënën dhe në moshën 7-vjeçare kujdestaren, një murgeshë e shenjtëruar. Një i afërm i familjes dhe një tjetër i afërm, gjeneral, e morën nën kujdestari. Në lojëra e

12:00 am 07, 2021

Oshënar Andrea i Kretës, himnograf. Mihail Honiati i Athinës. Dëshmoret Kiprila, Aroa.

By |2021-07-03T23:31:07+02:004 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Andrea i Kretës, himnograf. Mihail Honiati i Athinës. Dëshmoret Kiprila, Aroa. Janë të Mbyllura

- Oshënar Andrea i Kretës, himnograf - Himnograf shumë i shquar, i quajtur gjithashtu “jerusalemas”. Lindi ndoshta më 660, në Damask, nga prindër të thjeshtë por shpresëtarë, Gjergji dhe Grigoria. Për herë të parë foli në moshën 8-vjeçare, me mrekulli. Kur ishte 15 vjeç, u rreshtua në Manastirin e Shën Savës (afër Jerusalemit), ku u arsimua në teologji, muzikë, retorikë, filozofi, u qeth murg dhe

12:00 am 07, 2021

UNGJILLI – Mateu 4:18-23.

By |2021-07-03T23:22:49+02:004 Korrik, 2021|Uncategorized, Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 4:18-23. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 4:18-23. Edhe tek ecte pranë detit të Galilesë, Jisui pa dy vëllezër, Simonin, që thirrej Pjetër, edhe Andrean, vëllanë e tij, duke hedhur rrjetën në det; sepse ishin peshkatarë. Edhe u thotë atyre: Ejani pas meje, edhe do t’ju bëj peshkatarë njerëzish. Edhe ata menjëherë lanë rrjetat, e shkuan pas tij. Edhe si shkoi më tej, pa dy vëllezër të tjerë, Jakovin,

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Romakëve 2:10-16.

By |2021-07-03T23:19:04+02:004 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 2:10-16. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 2:10-16. Por lavdi e nder e paqe për cilindo që punon të mirën, Judeun më parë edhe pastaj Grekun. Sepse tek Perëndia s'ka mbajtje ane. Sepse sa mëkatuan pa ligj, pa ligj edhe do të përfundojnë; edhe sa mëkatuan nën ligj, me ligj do të gjykohen, sepse nuk janë të drejtë përpara Perëndisë ata që dëgjojnë ligjin, po ata që zbatojnë ligjin

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Romakëve 3:19-26.

By |2021-07-03T15:17:52+02:003 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 3:19-26. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 3:19-26. Edhe dimë se sa thotë ligji, ua thotë atyre që janë nën ligj; që të mbyllet çdo gojë, edhe gjithë bota të bëhet fajtore përpara Perëndisë. Sepse prej punësh ligji s’ka për të dalë i drejtë asnjë mish përpara tij; sepse me anë të ligjit njihet mëkati. Po tani pa ligj u shfaq drejtësia e Perëndisë, duke u dëshmuar nga ligji

Go to Top