Leximet e ditës

12:00 am 07, 2021

Hierodëshmor Athinogjeni, Rigjini, Kleoniku, Antioku. Dëshmor Fausti.

By |2021-07-16T23:39:10+02:0016 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Hierodëshmor Athinogjeni, Rigjini, Kleoniku, Antioku. Dëshmor Fausti. Janë të Mbyllura

- Hierodëshmor Athinogjeni - Ndërsa persekutimi i Dioklicianit po bënte kërdinë në Perandori, duke i ftuar të rinjtë të dorëzonin prindërit e tyre, duke derdhur gjak e duke mbjellë terror kudo, qeveritari Filemaku hyri në qytetin e Sebastisë, në Armeninë e Vogël, i paraprirë nga një kortezh priftërinjsh paganë dhe instrumentistë të flautit dhe cimbaleve. Sapo doli në tribunë, një kasnec shpalli para të gjithë

12:00 am 07, 2021

UNGJILLI – Mateu 11:27-30.

By |2021-07-14T00:15:25+02:0015 Korrik, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 11:27-30. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 11:27-30. Të gjitha m’u dhanë në dorë nga Ati im; edhe asnjë nuk e njeh Birin, veç Ati; dhe as Atin s’e njeh njeri, veç Biri dhe ai, të cilit të dojë Biri t’ia zbulojë. Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur e të ngarkuar, dhe unë do t’ju preh ju. Ngrini zgjedhën time mbi veten tuaj, dhe mësoni prej meje,

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – 1 Korinthianëve 13:11-14:5.

By |2021-07-14T00:14:21+02:0015 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Korinthianëve 13:11-14:5. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Korinthianëve 13:11-14:5. Kur isha foshnjë, si foshnjë flisja, si foshnjë kuptoja, si foshnjë mendohesha; po kur u bëra burrë, i hodha tej punët e fëmijës, sepse tani shohim në të errët si në pasqyrë, po atëherë do të shohim faqe për faqe; tani njoh pjesërisht, po atëherë do të njoh sikurse edhe u njoha. Edhe tani mbetet besimi, shpresa, dashuria, këto të

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Romakëve 11:2-12.

By |2021-07-13T23:58:51+02:0014 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 11:2-12. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 11:2-12. Perëndia nuk e hodhi tej popullin e tij, të cilin e njohu që përpara. Apo nuk dini ç'thotë Shkrimi për Ilian? Si i flet Perëndisë kundër Izraelit, duke thënë: "Zot, profetët e tu i vranë, edhe theroret e tu i shembën; edhe unë mbeta i vetëm, edhe kërkojnë jetën time". Po ç'i thotë përgjigjja e Perëndisë? "Kam lënë për veten time

12:00 am 07, 2021

Apostull Akila nga të 70-t. Oshënar Nikodhim Agjioriti. Trifoni në Sheqishtë (Fier).

By |2021-07-12T15:58:27+02:0014 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostull Akila nga të 70-t. Oshënar Nikodhim Agjioriti. Trifoni në Sheqishtë (Fier). Janë të Mbyllura

- Oshënar Nikodhim Agjioriti - Ishte shkrimtar i palodhur, theolog i shquar i shekujve të fundit. Lindi më 1749 nga prindër arkondë të pasur në ishullin Naksos (në mes të Egjeut), Anton Kallivurci dhe Anastasia, e cila më pas u bë murgeshë, Agathia. U edukua në vendlindje dhe në Izmir të Azisë së Vogël (1765-1770) dhe, kur u kthye në ishull në vitin 1770, me

12:00 am 07, 2021

UNGJILLI – Mateu 11:20-26.

By |2021-07-14T00:03:48+02:0014 Korrik, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 11:20-26. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 11:20-26. Atëherë zuri të qortojë ashpër qytetet, në të cilat u bënë çuditë më të shumta të tij, sepse nuk u penduan: Mjerë ti, Horazin! Mjerë ti, Betsaida! Sepse çuditë që janë bërë tek ju, po të ishin bërë në Tir e në Sidonë, qëkur do të ishin penduar të veshur në thes e të ulur në hi. Veç po ju them

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Hebrenjve 2:2-10.

By |2021-07-12T15:43:30+02:0013 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Hebrenjve 2:2-10. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Hebrenjve 2:2-10. Sepse nëse doli e vërtetë fjala që u fol me anë të engjëjve, edhe çdo shkelje e mosdëgjim mori shpagim të drejtë, atëherë si do të shpëtojmë ne, në e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? i cili, pasi zuri të flitet prej Zotit, u vërtetua ndër ne prej atyre që e dëgjuan. Edhe Perëndia dëshmonte me shenja e

12:00 am 07, 2021

Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Oshënar Stefan Savaiti. Oshënare Sara.

By |2021-07-12T15:50:10+02:0013 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Oshënar Stefan Savaiti. Oshënare Sara. Janë të Mbyllura

- Oshënar Stefan Savaiti - Nipi i shën Joan Damaskinit, lindi në Damask në vitin 725. Kur ishte 10 vjeç xhaxhai i tij e dërgoi në Lavra të shën Savës, ku për 15 vjet u ushtrua shumë mirë në jetën murgjërore. Pas vdekjes së xhaxhait të tij, shkoi në shkretëtirë dhe iu përkushtua krejtësisht studimit të fjalës së Perëndisë. Gjithashtu në shkretëtirë u mor me

12:00 am 07, 2021

Dëshmorët Prokli e Ilari. Veronika, gjakrrjedhësja. Oshënar Pais Agjioriti.

By |2021-07-11T23:31:12+02:0012 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmorët Prokli e Ilari. Veronika, gjakrrjedhësja. Oshënar Pais Agjioriti. Janë të Mbyllura

- Veronika, gjakrrjedhësja - Shën Veronika ishte nga Qesaria e Filipisë. U shërua nga Shpëtimtari ynë Jisu Krisht nga një fluks gjaku që e mundonte prej shumë vitesh (Mat.9:20). Si dëshmi të veprimit të hirit, ajo bëri një statujë bronzi që paraqiste Krishtin duke shtrirë dorën te një grua e gjunjëzuar para Tij. Në këmbët e saj, ku mund të lexojmë edhe mbishkrimin: “Perëndisë, Shpëtimtarit

12:00 am 07, 2021

UNGJILLI – Mateu 6:22-33.

By |2021-07-11T01:08:21+02:0011 Korrik, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 6:22-33. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 6:22-33. Kandili i trupit është syri. Në qoftë pra se syri yt është i kthjellët, gjithë trupi yt do të jetë i ndritshëm. Po në qoftë se syri yt është i lig, gjithë trupi yt do të jetë i errët. Në qoftë pra se drita që gjendet tek ti është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira? Asnjë s’mund t’u shërbejë

Go to Top