Leximet e ditës

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Romakëve 15:17-29.

By |2021-07-21T14:38:36+02:0022 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 15:17-29. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 15:17-29. Kam pra pse të mburrem në Jisu Krishtin për sa kanë të bëjnë me Perëndinë. Sepse nuk do të guxoj të flas për ndonjë nga ato vepra, të cilat Krishti nuk i bëri me anën time, për të prurë në bindje kombet, me fjalë e me vepër, me fuqi shenjash e çudish, me fuqi të Frymës së Perëndisë, kaq sa që

12:00 am 07, 2021

Oshënarët Joani, Simeoni i marrë më Krishtin. Prakseda, romake.

By |2021-07-21T14:18:02+02:0021 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënarët Joani, Simeoni i marrë më Krishtin. Prakseda, romake. Janë të Mbyllura

- Oshënarët Joani, Simeoni i marrë më Krishtin - Që të dy ishin nga Siria dhe jetuan në kohën e mbretërimit të Justinianit: Joani ishte 22 vjeç dhe sapo ishte martuar, ndërsa Simeoni ishte 24 vjeç dhe nuk kishte familje, veç nënës së tij të moshuar. Lidhën miqësi së bashku gjatë një pelegrinazhi që bënë në Vendet e Shenjta me rastin e Lartësimi të Kryqit

9:27 am 07, 2021

Profeti Ilia Thesviti. Oshënar Avrami në Radonezh. Aureli i Kartagjenës.

By |2021-07-21T14:12:56+02:0020 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Profeti Ilia Thesviti. Oshënar Avrami në Radonezh. Aureli i Kartagjenës. Janë të Mbyllura

- Profeti Ilia Thesviti - Jetëshkrimi i tij gjendet kryesisht në librin e Mbretërve III, kap.17-20 dhe Mbretërve IV, 1-2 (sipas një emërtimi tjetër Mbretërve I dhe II). Lindi në fshatin e Cisjordanisë, Thesvë (nga ku dhe Thesvit), dhe veproi kryesisht në kohën e mbretit Ahaav 873-854 para Kr.). Ky mbret i Izraelit Verior ishte martuar me princeshën idhujtare Jezavel, e cila vrau profetët, përndoqi

12:00 am 07, 2021

UNGJILLI – Llukai 4:22-30.

By |2021-07-20T09:32:49+02:0020 Korrik, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 4:22-30. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 4:22-30. Edhe të gjithë dëshmonin për të, dhe çuditeshin për fjalët e hirit që dilnin prej gojës së tij, dhe thoshin: A nuk është ky i biri i Josifit? Edhe ai u tha atyre: Patjetër do të më thoni këtë proverb: Mjek, shëro veten tënde. Do me thënë, sa dëgjuam që janë bërë në Kapernaum, bëji edhe këtu në vendin tënd. Po

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Jakovi 5:10-20.

By |2021-07-20T09:29:51+02:0020 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Jakovi 5:10-20. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Jakovi 5:10-20. Merrni shembull, o vëllezër të mi, nga vuajtjet dhe durimi i profetëve, që folën në emrin e Zotit. Ja tek lumurojmë ata që durojnë. Keni dëgjuar për durimin e Jovit, edhe patë fundin prej Zotit, se Zoti është fort përdëllimtar dhe i dhembshur. Edhe para së gjithash, o vëllezër të mi, mos u betoni, as për qiellin, as për dhenë, as

12:00 am 07, 2021

Oshënare Makrina. Oshënarët Diosi, Dioklisi, çudibërës. Oshënar Paisi në Kiev.

By |2021-07-18T23:53:04+02:0019 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënare Makrina. Oshënarët Diosi, Dioklisi, çudibërës. Oshënar Paisi në Kiev. Janë të Mbyllura

- Oshënare Makrina - Oshënare Makrina, motra e shën Vasilit të Madh (1 janar) dhe e shën Grigorit të Nisës (10 janar), ishte më e madhja nga 10 fëmijët e kësaj familjeje të shenjtë. Tregohet se, kur ajo lindi (327), një krijesë qiellore iu shfaq tri herë nënës së saj, Emelias, duke e urdhëruar që t’i jepte fëmijës emrin e shën Theklës (24 shtator), martires

12:13 am 07, 2021

E Diela e Etërve të Sinodit IV Ekumenik. Dëshmorët Emiliani, Pavli, Thea, Valentina, Markeli. Oshënar Pamvoi.

By |2021-07-17T00:13:24+02:0017 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te E Diela e Etërve të Sinodit IV Ekumenik. Dëshmorët Emiliani, Pavli, Thea, Valentina, Markeli. Oshënar Pamvoi. Janë të Mbyllura

- Etërit e Sinodit IV Ekumenik - Sinodi IV Ekumenik mblodhi në Kalqedoni më 451, 630 Etër të ardhur kryesisht nga dioqezat e Lindjes. Në krye të tyre ishte shën Anatoli i Konstandinopojës (3 korrik), të dërguarit e papës së Romës, shën Leontit, Maksimi i Antiokisë dhe shën Juvenali i Jerusalemit (2 korrik). Kjo asamble, më e madhja që Kisha kishte njohur deri më atëherë,

12:00 am 07, 2021

APOSTULLI – Galatianëve 3:23-4:5.

By |2021-07-16T23:59:33+02:0017 Korrik, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Galatianëve 3:23-4:5. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Galatianëve 3:23-4:5. Edhe përpara se të vinte besimi, ruheshim nën ligj, të mbyllur brenda në besimin, i cili ishte për t'u zbuluar. Prandaj ligji u bë mësuesi ynë në Krishtin, që të drejtësohemi prej besimit. Por si erdhi besimi, nuk jemi më nën mësues. Sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit që është në Krishtin Jisu. Sepse sa

12:00 am 07, 2021

Dëshmore e madhe Marina. Dëshmorët Sperati, Veronika. Oshënare Marcelina në Milano.

By |2021-07-16T23:56:21+02:0017 Korrik, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmore e madhe Marina. Dëshmorët Sperati, Veronika. Oshënare Marcelina në Milano. Janë të Mbyllura

- Dëshmore e madhe Marina - Fëmijë i vetëm i priftit të idhujve, Edhesit, lulëzoi në kohë të Klaudit II (268-270) në Pisidi, në mes të Azisë së Vogël. Kur ishte 12 vjeçe mbeti jetime dhe i ati ia dha një gruaje që të kujdesej për të. Vajza e mençur, ose nga ajo, ose nga fqinjët, u tërhoq në Krishterim kjo e hidhëroi shumë dhe

12:00 am 07, 2021

UNGJILLI – Mateu 12:1-8.

By |2021-07-16T23:31:17+02:0016 Korrik, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 12:1-8. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 12:1-8. Në atë kohë Jisui shkoi nëpër të mbjellat një të shtunë; edhe nxënësve të tij u erdhi uri, edhe zunë të shkoqin kallinj e të hanë. Edhe Farisenjtë kur panë i thanë atij: Ja nxënësit e tu tek bëjnë atë që nuk lejohet ta bëjnë të shtunën. Po ai u tha atyre: A nuk keni lexuar ç’bëri Davidi, kur i erdhi

Go to Top