Mbyllja e Lindjes së Hyjlindëses Mari. Hierodëshmorët Autonomi, Koronati. Dëshmorët Juliani, Tatjani. Hierodëshmor Theodhori i Aleksandrisë.
- Hierodëshmor Autonomi - Autonomi ishte episkop në Itali kur filloi persekutimi i dhunshëm i perandorit Dioklecian në vitin 303. Ai iku nga Italia dhe gjeti strehë në një fshat të Bethanisë, në Soreus, në cepin më lindor të gjirit të Nikomedisë, ku u mikprit nga një i krishterë që quhej Kornel. Autonomi qëndroi aty për një kohë të gjatë dhe vendosi të ndërtojë një