Leximet e ditës

12:02 am 12, 2024

– 31 Dhjetor – Mbyllja e Krishtlindjes. Oshënare Melania, romane. Dëshmor Zotiku i Jetimores. Shën Gaudenti.

By |2024-12-28T22:44:30+01:0031 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 31 Dhjetor – Mbyllja e Krishtlindjes. Oshënare Melania, romane. Dëshmor Zotiku i Jetimores. Shën Gaudenti. Janë të Mbyllura

Oshënare Melania, romane. Në kohën kur Kisha po zinte vendin e saj në mes të institucioneve zyrtare të Perandorisë Romake, disa zonja të aristokracisë së lartë të Romës, të frymëzuara nga rrëfimet e arritjeve asketike të murgjve të Egjiptit dhe për shkak të qortimeve të zjarrta të shën Jeronimit, hoqën dorë nga kotësitë e botës për të përqafuar rrugën e ngushtë që të çon në

12:01 am 12, 2024

– Apostulli – 2 Timotheut 3:16-4:4.

By |2024-12-28T22:45:24+01:0031 Dhjetor, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 2 Timotheut 3:16-4:4. Janë të Mbyllura

  - Apostulli - 2 Timotheut 3:16-4:4. Gjithë Shkrimi është i perëndifrymëzuar, edhe i dobishëm për mësim, për qortim, për ndreqje, për arsim që është me drejtësi; që të jetë i përsosur njeriu i Perëndisë, i përgatitur për çdo punë të mirë. Të urdhëroj pra unë përpara Perëndisë edhe Zotit Jisu Krisht, që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur në shfaqjen e

12:00 am 12, 2024

– Ungjilli – Marku 3:13-21.

By |2024-12-28T22:46:08+01:0031 Dhjetor, 2024|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Marku 3:13-21. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Marku 3:13-21.   Pastaj ngjitet në mal dhe thërret pranë vetes sa njerëz deshi ai; edhe ata shkuan tek ai. Edhe zgjodhi dymbëdhjetë vetë, që të jenë bashkë me të dhe që t'i dërgojë të predikojnë. Edhe të kenë pushtet të shërojnë sëmundjet, edhe të nxjerrin demonët: Simonin, të cilit ia vuri emrin Pjetër; edhe Jakovin, të birin e Zevedheut, edhe Joanin,

12:02 am 12, 2024

– 30 Dhjetor – Oshënare dëshmore Anisia. Hierodëshmor Anisi i Selanikut. Dëshmor Fileteri dhe 7 dëshmorët. Oshënar dëshmor i ri Gedeoni. Oshënar Leonti.

By |2024-12-28T22:43:24+01:0030 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 30 Dhjetor – Oshënare dëshmore Anisia. Hierodëshmor Anisi i Selanikut. Dëshmor Fileteri dhe 7 dëshmorët. Oshënar dëshmor i ri Gedeoni. Oshënar Leonti. Janë të Mbyllura

Oshënare dëshmore Anisia. Shën Anisia ishte bijë prindërish fisnikë të njohur dhe shumë të pasur të Selanikut, të konvertuar në besimin e krishterë, që i frymëzuan qysh në fëmijëri dashurinë për virtytet dhe urtësinë. Mbeti jetime nga i ati dhe e ëma; kur ishte në prag të adoleshencës, qëndroi larg kënaqësive të kësaj bote, shpirti i saj digjej nga dashuria e madhe për Krishtin. Kështu

12:01 am 12, 2024

– Apostulli – 2 Timotheut 2:20-26.

By |2024-12-28T22:40:54+01:0030 Dhjetor, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 2 Timotheut 2:20-26. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 2 Timotheut 2:20-26. Dhe në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë të arta e të argjendta, po edhe të drunjta e prej balte; edhe disa duhen për punë të nderuar, e disa për punë të panderuar. Në pastroftë pra ndonjë veten e tij nga këto, do të jetë enë për punë të nderuar, e shenjtëruar, edhe e vlefshme për të

12:00 am 12, 2024

– Ungjilli – Marku 3:6-12.

By |2024-12-30T11:43:09+01:0030 Dhjetor, 2024|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Marku 3:6-12. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Marku 3:6-12. Edhe Farisenjtë si dolën, menjëherë bënë këshillë bashkë me Herodianët kundër tij, që ta vrasin. Edhe Jisui shkoi bashkë me nxënësit e tij drejt detit; edhe i shkoi pas një turmë e madhe nga Galilea, edhe nga Judea, edhe nga Jerusalemi, edhe nga Idumea, e që përtej Jordanit; edhe një turmë e madhe nga ata që ishin rreth Tirit e

12:02 am 12, 2024

– 29 Dhjetor – 14.000 foshnjat e therura nga Herodi. Oshënar Alberti në Gambron. Oshënar Markeli.

By |2024-12-28T22:37:56+01:0029 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 29 Dhjetor – 14.000 foshnjat e therura nga Herodi. Oshënar Alberti në Gambron. Oshënar Markeli. Janë të Mbyllura

14.000 foshnjat e therura nga Herodi. Kur e pa se magët nuk i kthyen përgjigje, se ku ndodhej Fëmija Mbret, të Cilin kishin ardhur ta adhuronin nga Lindja të udhëhequr prej yllit, gjoja që të shkonte edhe ai për t’iu falur, mbreti Herod u dha urdhër ushtarëve të masakronin të gjithë fëmijët meshkuj të qytezës së Betlehemit dhe të krahinës përreth, që ishin më të

12:01 am 12, 2024

– Apostulli – Galatianëve 1:11-19.

By |2024-12-28T22:38:45+01:0029 Dhjetor, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Galatianëve 1:11-19. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Galatianëve 1:11-19.   Po ju bëj të ditur, vëllezër, se ungjilli që u predikua prej meje nuk është sipas njeriut; sepse as unë s'e mora prej njeriu, as nuk u mësova prej njeriu, po nëpërmjet zbulesës së Jisu Krishtit. Sepse keni dëgjuar për sjelljen time të mëparshme në Judaizëm, se fort tepër përndiqja kishën e Perëndisë për ta shkatërruar atë. Dhe përparoja

12:00 am 12, 2024

– Ungjilli – Mattheu 2:13-23.

By |2024-12-28T22:39:43+01:0029 Dhjetor, 2024|Ungjilli I Ditës|Komentet te – Ungjilli – Mattheu 2:13-23. Janë të Mbyllura

- Ungjilli - Mattheu 2:13-23. Edhe pasi ikën ata, ja një engjëll i Zotit tek i duket në ëndërr Josifit, duke thënë: Ngrihu e merr me vete djalin dhe të ëmën e tij, edhe ik në Egjipt. Edhe rri atje deri kur të të them ty, sepse Herodi do të kërkojë djalin që ta vrasë. Edhe ai u ngrit, e mori me vete djalin edhe

12:02 am 12, 2024

– 28 Dhjetor – 20.000 dëshmorët në Nikomedi. Dëshmore Domna. Dëshmor Sekundi. Oshënar Simon Mirovliti.

By |2024-12-28T22:35:48+01:0028 Dhjetor, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 28 Dhjetor – 20.000 dëshmorët në Nikomedi. Dëshmore Domna. Dëshmor Sekundi. Oshënar Simon Mirovliti. Janë të Mbyllura

20.000 dëshmorët në Nikomedi. Kur perandori Maksimian Galeri u kthye fitimtar nga lufta e tij kundër etiopasve (304), ai shpalli se do të bënte ofrime për perënditë në mbarë perandorinë, si shenjë falënderimi. Mbërriti në Nikomedi me gjithë trupat e tij dhe urdhëroi të mblidheshin tërë banorët e krahinës për të nderuar perënditë e perandorisë, duke i kërcënuar se do të vdiste ai që nuk

Go to Top