Tavithaja e Jopës. Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë. Dëshmorët Krisafi, Valeri, Savini. Dëshmor Anastasi.
Dëshmorët Markiani e Martiri, noterë. Shën Markiani dhe Martiri jetuan në Konstandinopojë nën mbretërimin e perandorit arian, Konstancit (337-361). Ishin me prejardhje aristokrate dhe të gjithë i vlerësonin për diturinë, moralin, përkushtimin që kishin. U bënë sekretarë të patriarkut Pavël Rrëfyesi (6 nëntor), i cili u vra nga arianët gjatë internimit të tij në Armeni (344). Duke mos iu frikësuar as martirizimit, as internimit, martirët