Leximet e ditës

12:00 am 11, 2021

-17 Nëntor – Oshënar Grigori i Neoqesarisë. Oshënar Genadi i Konstandinopojës. Oshënare Hilda.

By |2021-11-14T15:34:12+01:0017 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te -17 Nëntor – Oshënar Grigori i Neoqesarisë. Oshënar Genadi i Konstandinopojës. Oshënare Hilda. Janë të Mbyllura

  Oshënar Grigori i Neoqesarisë.   Ati ynë i shenjtë Grigori lindi rreth vitit 214, në gjirin e një familjeje të ndritur pagane të Neoqesarisë, në Pont. E ëma e Grigorit, e vetmja përgjegjëse për kujdesin e tre fëmijëve të saj pas vdekjes së të shoqit, përpiqej t’u jepte një edukim të shëndoshë. Grigori, i cili atëherë quhej Theodhor, jo vetëm që tregoi dhunti të

12:00 am 11, 2021

APOSTULLI – Kolosianëve 3:17-4:1

By |2021-11-17T00:13:07+01:0017 Nëntor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Kolosianëve 3:17-4:1 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Kolosianëve 3:17-4:1   Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t'i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falënderuar Perëndinë dhe Atin me anë të tij. Ju gratë ulini kryet burrave tuaj, siç i ka hie në Zotin. Ju burrat duajini gratë tuaja dhe mos i hidhëroni ato. Ju bijtë bindjuni prindërve tuaj për të gjitha, sepse

12:00 am 11, 2021

– 16 Nëntor – Apostull e Ungjillor Mattheu. Dëshmore Ifigjenia. Fulviani në Etiopi. Oshënar Sergji nga Malopinenga.

By |2021-11-17T00:14:21+01:0016 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 16 Nëntor – Apostull e Ungjillor Mattheu. Dëshmore Ifigjenia. Fulviani në Etiopi. Oshënar Sergji nga Malopinenga. Janë të Mbyllura

Apostull e Ungjillor Mattheu. Apostulli i shenjtë Mattheu në fillim quhej Levi. Ai ishte biri i Alfeut dhe ushtronte profesionin e doganierit. Një ditë, tek rrinte në doganë, Jisui kaloi dhe një turmë e ndiqte nga pas, e etur për mësimet e tij. Zoti ktheu shikimin nga Mattheu e i tha: “Më ndiq!” Publikani u ngrit dhe e ndoqi pa pasur asnjë mendim dhe asnjë

12:00 am 11, 2021

UNGJILLI – Mateu 9:9-13

By |2021-11-17T00:14:30+01:0016 Nëntor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Mateu 9:9-13 Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Mateu 9:9-13 Edhe duke shkuar Jisui andej, pa një njeri të quajtur Matthe, duke ndenjur në doganë. Edhe i thotë: Eja pas meje. Edhe ai u ngrit e shkoi pas tij. Edhe ndodhi që tek po rrinte në shtëpi të Mattheut, ja tek erdhën shumë tagrambledhës e mëkatarë, edhe rrinin bashkë me Jisuin edhe me nxënësit e tij. Edhe Farisenjtë kur panë, u

12:00 am 11, 2021

APOSTULLI – Romakëve 10:11-11:2.

By |2021-11-17T00:14:29+01:0016 Nëntor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Romakëve 10:11-11:2. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Romakëve 10:11-11:2. Sepse Shkrimi thotë: "Gjithkush që beson në atë, nuk do të turpërohet". Sepse s'ka dallim ndërmjet Judeasit e Grekut; sepse po ai Zot është i të gjithëve, i pasur për të gjithë ata që e thërresin atë. Sepse kushdo që të thërresë emrin e Zotit, do të shpëtojë. Si pra do të thërrasin atë, të cilin nuk e besuan? Edhe si

12:01 am 11, 2021

APOSTULLI – Kolosianëve 2:13-20.

By |2021-11-15T13:31:07+01:0015 Nëntor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Kolosianëve 2:13-20. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Kolosianëve 2:13-20. Edhe ju, duke qenë të vdekur në faje e në parrethprerjen e mishit tuaj, ju bëri të gjallë bashkë me atë, duke ju falur gjithë fajet; edhe duke shuar dorëshkrimin e porosive që ishte kundër nesh, edhe këtë e hoqi nga mesi, duke e mbërthyer atë në kryq. Edhe pasi i zhveshi kryesitë dhe pushtetet, i bëri shembull faqe të gjithëve,

12:00 am 11, 2021

UNGJILLI – Llukai 14:1,12-15

By |2021-11-15T13:31:09+01:0015 Nëntor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 14:1,12-15 Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 14:1,12-15   Edhe një ditë të shtunë, kur erdhi ai në shtëpinë e një prej të parëve të Farisenjve për të ngrënë bukë, ata ishin duke e vënë re atë. I thoshte edhe atij që e kishte ftuar: Kur të bësh drekë a darkë, mos thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as njerëzit e tu, as fqinjë të pasur; se

12:01 am 11, 2021

APOSTULLI – 1 Korinthianëve 4:9-16.

By |2021-11-14T13:55:33+01:0014 Nëntor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Korinthianëve 4:9-16. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Korinthianëve 4:9-16.   Sepse më duket se Perëndia ne apostujt na tregoi për më të fundit e njerëzve, si të dënuar me vdekje; sepse u bëmë lojë në botë, në engjëjt e në njerëzit. Ne jemi të marrë për Krishtin, e ju të mençur në Krishtin; ne të dobët, e ju të fortë; ju të lavdëruar, e ne të përçmuar. Deri në

12:01 am 11, 2021

APOSTULLI – Hebrenjve 7:26-8:2.

By |2021-11-08T12:05:20+01:0013 Nëntor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Hebrenjve 7:26-8:2. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Hebrenjve 7:26-8:2.   Sepse i tillë kryeprift na duhej, i shenjtë, i pafajshëm, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i bërë më i lartë se qiejt; i cili nuk ka përditë nevojë, si ata kryepriftërinjtë, të blatojë therorë më përpara për mëkatet e tij, dhe pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e përgjithmonë, kur pruri theror veten

12:00 am 11, 2021

UNGJILLI – Joani 10:9-16.

By |2021-11-13T13:22:45+01:0013 Nëntor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Joani 10:9-16. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Joani 10:9-16. Unë jam dera. Në hyftë ndonjë me anën time, do të shpëtojë, edhe do të hyjë, edhe do të dalë, edhe do të gjejë kullotë. Vjedhësi nuk vjen, veçse për të vjedhur e për të therur e për të prishur. Unë erdha që të kenë jetë, edhe ta kenë me të tepërt.Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë vë jetën e

Go to Top