Leximet e ditës

12:01 am 11, 2021

APOSTULLI – Hebrenjve 9:1-7.

By |2021-11-20T19:32:51+01:0021 Nëntor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Hebrenjve 9:1-7. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Hebrenjve 9:1-7. Kishte pra edhe dhiata e parë rregulla adhurimi dhe shenjtëroren tokësore. Sepse u ndërtua tenda e parë, në të cilën ishte edhe kandileri, edhe tryeza, edhe paravënia e bukëve, tendë e cila quhet Shenjtërore. Edhe pas kurtinës së dytë ishte tenda që quhet Shenjtërore e Shenjtëroreve, e cila kishte një temianicë të artë, edhe arkën e dhiatës të mbuluar përreth nga

12:00 am 11, 2021

UNGJILLI – Llukai 10:38-42, 11:27-28.

By |2021-11-14T21:10:25+01:0021 Nëntor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 10:38-42, 11:27-28. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 10:38-42, 11:27-28. Edhe ndodhi që kur ata po shkonin, ai hyri në një fshat; dhe një grua që e kishte emrin Marta, e priti atë në shtëpinë e saj. Edhe ajo kishte një motër që quhej Maria, e cila ndenji pranë këmbëve të Jisuit dhe dëgjonte fjalën e tij. Edhe Marta mundohej shumë duke shërbyer; dhe pastaj erdhi përpara tij, e tha:

12:02 am 11, 2021

– 20 Nëntor – Oshënar Grigor Dekapoliti. Oshënar Prokli i Konstandinopojës. Dëshmor Edmondi, në Angli. Dëshmor Dasi.

By |2021-11-20T11:41:35+01:0020 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 20 Nëntor – Oshënar Grigor Dekapoliti. Oshënar Prokli i Konstandinopojës. Dëshmor Edmondi, në Angli. Dëshmor Dasi. Janë të Mbyllura

Oshënar Grigor Dekapoliti. Shën Grigori jetoi në shekullin e 8-të në një nga qytetet e Dekapolit të Izaurisë, që quhej Irinipolis. Falë përkushtimit dhe përkujdesit të së ëmës, i riu mori edukim elementar të mjaftueshëm dhe, që kur ishte 8 vjeç, u dallua për tërheqjen që kishte për studimin e Shkrimeve të shenjta dhe frekuentimin e Kishës. Kreshmonte sistematikisht dhe ushtrohej në të gjitha virtytet,

12:00 am 11, 2021

Ungjilli – Llukai 9:57-62.

By |2021-11-20T11:39:00+01:0020 Nëntor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te Ungjilli – Llukai 9:57-62. Janë të Mbyllura

Ungjilli - Llukai 9:57-62.   Edhe ndodhi që kur ata po ecnin udhës, dikush i tha: Zot, do të të vij pas kudo që të shkosh. Edhe Jisui i tha atij: Dhelprat kanë strofka, edhe zogjtë e qiellit çerdhe; po Biri i njeriut s’ka ku të mbështesë kryet. Edhe i tha një tjetri: Eja pas meje. Edhe ai i tha: Zot, lermë më përpara të

12:00 am 11, 2021

– 19 Nëntor – Profeti Abdi. Dëshmorët Varlaami, Iliodhori. Dëshmor Azisi. Episkop Filareti i Moskës. Oshënar Joani në Rila.

By |2021-11-14T20:49:17+01:0019 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 19 Nëntor – Profeti Abdi. Dëshmorët Varlaami, Iliodhori. Dëshmor Azisi. Episkop Filareti i Moskës. Oshënar Joani në Rila. Janë të Mbyllura

Profeti Abdi. Nuk e njohim me saktësi origjinën e profetit Abdi, profecia e të cilit, më e shkurtra nga 12 profecitë e vogla (të Dhiatës së Vjetër), përmban kërcënimet kundër Edomit krenar dhe shpalljen e ditës së afërme të Zotit, kur kombet do të dënohen në zjarr dhe Izraeli do të shkëlqejë nga drita e Perëndisë, nga lartësia e malit mistik të Sionit. Sipas disave,

12:00 am 11, 2021

APOSTULLI – Kolosianëve 4:10-18.

By |2021-11-14T18:10:57+01:0019 Nëntor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Kolosianëve 4:10-18. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Kolosianëve 4:10-18. Ju përshëndet Aristarku, shoku im i burgut, edhe Marku, i nipi i Barnabës, për të cilin morët porosi; në ardhtë tek ju, mirëpriteni; edhe Jisui i quajtur Just, të cilët janë nga rrethprerja. Vetëm këta janë bashkëpunëtorë të mi në mbretërinë e Perëndisë, të cilët u bënë tek unë ngushëllim. Ju përshëndet Epafrai që është prej jush, shërbëtor i Krishtit, i

12:00 am 11, 2021

UNGJILLI – Llukai 16:15-18, 17:1-4.

By |2021-11-14T18:12:57+01:0019 Nëntor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 16:15-18, 17:1-4. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 16:15-18, 17:1-4.   Edhe u tha atyre: Ju jeni ata që nxirrni veten tuaj të drejtë përpara njerëzve, po Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që është e lartë për njerëzit, neveri është përpara Perëndisë. Ligji dhe profetët kanë qenë deri te Joani; që nga atëherë jepet lajmi i mirë për mbretërinë e Perëndisë, dhe gjithësecili përpiqet të hyjë në të.

12:02 am 11, 2021

– 18 Nëntor – Dëshmor Platoni. Dëshmor Romani. Dëshmor i ri Anastasi në Paramithi.

By |2021-11-18T00:28:05+01:0018 Nëntor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 18 Nëntor – Dëshmor Platoni. Dëshmor Romani. Dëshmor i ri Anastasi në Paramithi. Janë të Mbyllura

Dëshmor Platoni. Shën Platoni jetonte në Angira, në Galati, në kohën e sundimit të perandorit Maksimian (285-305) dhe ishte vëllai i martirit të shenjtë Antioku. Ngaqë rrëfente publikisht besimin te Krishti dhe u jepte zemër të krishterëve të qëndronin të fortë gjatë përndjekjes, ushtarët e perandorit e kapën dhe e çuan para qeveritarit Agripini. I pathyer në bindjen e tij, megjithëse ishte i ri, u

12:01 am 11, 2021

APOSTULLI – Kolosianëve 4:2-9

By |2021-11-18T00:18:57+01:0018 Nëntor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Kolosianëve 4:2-9 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Kolosianëve 4:2-9 Qëndroni në lutje, duke ndenjur zgjuar në të me falënderime; duke u lutur në të njëjtën kohë edhe për ne, që të na hapë Perëndia derën e fjalës, që të themi misterin e Krishtit, për të cilin edhe jam burgosur; që ta shfaq atë, sikurse më duhet të flas. Ecni me urtësi para atyre që janë jashtë, duke fituar kohën. Fjala

12:00 am 11, 2021

UNGJILLI – Llukai 16:1-9.

By |2021-11-14T15:45:25+01:0018 Nëntor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 16:1-9. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 16:1-9. U thoshte edhe nxënësve të tij: Ishte një njeri i pasur që kishte një kujdestar, edhe i folën keq për të, se shpërdoronte pasurinë e tij. Edhe ai e thirri e i tha: Ç’është kjo që dëgjoj për ty? Jep llogarinë e kujdestarisë sate; sepse nuk mund të jesh më kujdestari im. Atëherë kujdestari tha me veten e tij: Ç’të bëj,

Go to Top