– 20 Dhjetor – Hierodëshmor Ignat Hyjmbajtësi. Oshënar Filogoni i Antiokisë. Joani në Kronshtad.
Hierodëshmor Ignat Hyjmbajtësi. Dishepull i apostujve, atë i episkopëve, luftëtar i guximshëm që u lëshua i pari nën kohortën e martirëve fitimtarë, shën Ignati mori një kurorë të trefishtë dhe tani ndriçon me një shkëlqim të madh në qiellin e miqve të Perëndisë. Sipas emrit të tij që është zjarr (ignis në latinisht do të thotë zjarr), dashuria e Perëndisë ishte tek ai në