Leximet e ditës

12:00 am 12, 2021

Orët e Krishtlindjeve.

By |2021-12-24T20:06:40+01:0024 Dhjetor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te Orët e Krishtlindjeve. Janë të Mbyllura

NË MËNGJES - ORËT E MËDHA. - Ora e parë - NGA LIBRI I PROFETIT - Mikea 5:1-3. Tani bashkohu tok, o bijë e trupave. Na kanë rrethuar; me shufër godasin mbi faqe gjyqtarin e Izraelit. Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat

12:02 am 12, 2021

– 23 Dhjetor – Oshënar Naumi në Ohër, çudibërës. 10 dëshmorët e Kretës. Oshënar Pavli, kryepiskop i Neoqesarisë.

By |2021-12-22T18:47:37+01:0023 Dhjetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 23 Dhjetor – Oshënar Naumi në Ohër, çudibërës. 10 dëshmorët e Kretës. Oshënar Pavli, kryepiskop i Neoqesarisë. Janë të Mbyllura

Oshënar Naumi në Ohër, çudibërës. I lindur në tokë bizantine, në epokën kur Kisha po zbukurohej përsëri me ikonat e shenjta (nga viti 843), ati ynë i shenjtë Naumi u bë nxënësi i apostujve të lavdishëm të sllavëve: shën Konstandinit (Kirillit), Metodit dhe Klementit dhe u nis bashkë me ta në mision drejt krahinave pak të qytetëruara të Evropës Qendrore (nga viti 863). Mbretëria e

12:01 am 12, 2021

APOSTULLI – 1 Timotheut 6:17:21

By |2021-12-22T18:42:49+01:0023 Dhjetor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Timotheut 6:17:21 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Timotheut 6:17:21 Të pasurit në këtë jetë porositi të mos mbahen me të madh, as të mos shpresojnë në pasurinë që s’qëndron, po në Perëndinë e gjallë, i cili na i jep të gjitha dorëhapur që t’i gëzojmë; të bëjnë të mirën, të pasurohen në punë të mira, të jenë dorëdhënës, të shoqërueshëm, duke mledhur për vete si thesar një themel të

12:00 am 12, 2021

UNGJILLI – Marku 10:17-28.

By |2021-12-22T18:44:21+01:0023 Dhjetor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Marku 10:17-28. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Marku 10:17-28. Edhe ndërsa po dilte në rrugë, një njeri u lëshua me vrap, edhe ra në gjunjë përpara tij, edhe e pyeste: Mësues i mirë, ç'të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme? Edhe Jisui i tha: Pse më thua i mirë? Asnjë s'është i mirë, përveç një, Perëndia. Urdhërimet i di: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos jep dëshmi

12:02 am 12, 2021

– 22 Dhjetor – Dëshmore e madhe Anastasia. Dëshmorët Krisogoni, Theodhota etj. Dëshmor Flaviani.

By |2021-12-19T17:44:07+01:0022 Dhjetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 22 Dhjetor – Dëshmore e madhe Anastasia. Dëshmorët Krisogoni, Theodhota etj. Dëshmor Flaviani. Janë të Mbyllura

Dëshmore e madhe Anastasia. Shën Anastasia, emri i së cilës do të thotë ngjallje, jetoi në Romë, në kohën e Dioklecianit kur ky mbretëronte në perandorinë e Perëndimit (284-305). I ati i saj, Preteksatusi, ishte një pagan i pasur dhe i famshëm, ndërsa e ëma Fausta ishte besimtare. Kjo, pasi mbolli në shpirtin e vajzës farat e para të besimit, ia besoi Krisogonit, i cili

12:01 am 12, 2021

APOSTULLI – 1 Timotheut 5:22-6:11.

By |2021-12-19T17:37:29+01:0022 Dhjetor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Timotheut 5:22-6:11. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Timotheut 5:22-6:11. Mos vër duar shpejt mbi asnjeri, as mos u bëj pjesëtar në mëkate të huaja; ruaj veten tënde të pastër. Mos pi më ujë, po përdor pakëz verë për stomakun tënd e për sëmundjet e tua të shpeshta. Disa njerëzve mëkatet u duken sheshit edhe shkojnë përpara atyre në gjyq; po disa të tjerëve u shkojnë prapa. Gjithashtu edhe punët

12:00 am 12, 2021

UNGJILLI – Marku 10:11-16.

By |2021-12-19T17:39:39+01:0022 Dhjetor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Marku 10:11-16. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Marku 10:11-16.   Edhe u thotë atyre: Kush të lërë gruan e tij e të martohet me tjetër, shkel kurorën kundrejt saj. Edhe gruaja, në lëntë burrin e saj dhe të martohet me tjetër, shkel kurorën. Edhe i prunë atij fëmijë të vegjël, që t'i prekë; edhe nxënësit i qortonin ata që i sillnin. Po Jisui kur pa, u zemërua dhe u tha

12:02 am 12, 2021

– 21 Dhjetor – Dëshmore Juliana dhe 630 dëshmorët. Dëshmor Themistokliu. Petro i Moskës.

By |2021-12-19T17:29:26+01:0021 Dhjetor, 2021|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 21 Dhjetor – Dëshmore Juliana dhe 630 dëshmorët. Dëshmor Themistokliu. Petro i Moskës. Janë të Mbyllura

Dëshmore Juliana dhe 630 dëshmorët. Shën Juliana ishte bijë e një çifti pagan fisnikësh të famshëm të Nikomedisë, nën mbretërimin e mizorit Maksimian (286-305). Prindërit e saj e fejuan me njëfarë Elefsi të rangut senatorial, i cili, ngaqë kishte rënë në dashuri të zjarrtë me të, nuk donte ta shtynte dasmën më tej. Por zemra e Julianës ishte pushtuar nga dashuria për Zotin tonë Jisu

12:01 am 12, 2021

APOSTULLI – 1Timotheut 5:11-21.

By |2021-12-18T22:36:30+01:0021 Dhjetor, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1Timotheut 5:11-21. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1Timotheut 5:11-21. Por hiq dorë nga të vejat më të reja; sepse si të mërziten nga Krishti, duan të martohen; duke u bërë mëkatare, sepse shkelën besimin e parë. Edhe në të njëjtën kohë mësohen të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi; edhe jo vetëm përtace, po edhe fjalëshumta e kureshtare, duke folur ato që s'duhen. Dua pra të rejat të martohen,

12:00 am 12, 2021

UNGJILLI – Marku 10:2-12.

By |2021-12-21T01:44:54+01:0021 Dhjetor, 2021|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Marku 10:2-12. Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Marku 10:2-12. Edhe si i erdhën pranë Farisenjtë, e pyetnin duke e ngarë atë: A është e udhës burri ta lërë gruan? Edhe ai u përgjigj e u tha atyre: Ç'ju ka urdhëruar Moisiu? Edhe ata thanë: Moisiu dha leje të shkruajë kartë ndarjeje dhe ta lërë. Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Për zemrën tuaj të ashpër jua shkroi juve

Go to Top