Apostulli i ditës

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 11:19-30.

By |2021-05-27T16:11:27+02:0030 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 11:19-30. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 11:19-30. Ata pra që u shpërndanë nga përndjekja që u bë për Stefanin shkuan deri në Finikë e në Qipro e në Antioki, edhe asnjeriu s’ia predikonin fjalën, veç vetëm Judenjve. Edhe disa nga ata ishin njerëz Qipriotë e Kireneas, të cilët, si hynë në Antioki, u flisnin Greqishtarëve, duke dhënë lajmin e mirë për Zotin Jisu. Edhe dora e

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 10:44-11:10.

By |2021-05-27T15:58:52+02:0028 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 10:44-11:10. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 10:44-11:10. Ndërsa Pjetri ishte duke folur këto fjalë, ra Fryma e Shenjtë mbi gjithë ata që dëgjonin fjalën. Edhe u mahnitën besimtarët që ishin prej rrethprerjes, sa kishin ardhur bashkë me Pjetrin, se edhe në kombet u derdhka Fryma e Shenjtë. Sepse i dëgjonin ata duke folur gjuhë, e duke madhëruar Perëndinë. Atëherë Pjetri u përgjigj: Mos mundet uji të

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 10:34-43.

By |2021-05-27T15:53:08+02:0027 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 10:34-43. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 10:34-43. Atëherë Pjetri hapi gojën e tha: Me të vërtetë po e marr vesh se Perëndia s’mban anë njeriu; po në çdo komb ai që ka frikë prej tij dhe punon drejtësi, është i mirëpritur tek ai. Fjalën që u dërgoi bijve të Izraelit duke ungjillëzuar paqe me anë të Jisu Krishtit, ky është Zoti i të gjithëve, këtë fjalë

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 14:6-18.

By |2021-05-27T15:41:41+02:0026 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 14:6-18. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 14:6-18. Ata e morën vesh, dhe ikën në qytetet e Likaonisë, Listër e Dervë, edhe në vendet për rreth. Dhe atje predikonin Ungjillin. Edhe në Listër rrinte një njeri i dobët nga këmbët, sepse ishte i çalë që nga barku i së ëmës, i cili kurrë s’kishte ecur. Ky dëgjonte duke folur Pavlin, i cili, si hodhi sytë mbi të

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – 2 Korinthianëve 4:6-15

By |2021-05-25T11:57:36+02:0025 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 2 Korinthianëve 4:6-15 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 2 Korinthianëve 4:6-15 Sepse Perëndia që tha të ndriçojë dritë nga errësira, është ai që ndriçoi në zemrat tona për të dhënë ndriçimin e njohjes së lavdisë së Perëndisë në personin e Jisu Krishtit. Edhe kemi këtë thesar në enë balte, që të jetë teprimi i fuqisë nga Perëndia dhe jo nga ne. Jemi në çdo gjë të shtrënguar, po jo të dërrmuar;

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 10:1-16.

By |2021-05-24T11:09:06+02:0024 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 10:1-16. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 10:1-16. Edhe ishte një njeri në Qesari që quhej Kornel, kryeqindës prej kohortës që quhej Italike. Ky ishte besëtar dhe kishte frikë nga Perëndia bashkë me gjithë shtëpinë e tij, edhe i jepte shumë lëmosha popullit, edhe i lutej Perëndisë gjithnjë. Ky rreth orës së nëntë të ditës pa qartë në një vegim një engjëll të Perëndisë që hyri tek

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 9:32-42.

By |2021-05-18T23:10:32+02:0023 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 9:32-42. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 9:32-42. Edhe Pjetri, duke shkuar nëpër gjithë ato vende, zbriti edhe tek shenjtët që ishin në Lidë. Edhe atje gjeti një njeri që e quanin Enea, i cili ishte i paralizuar e prej tetë vitesh i dergjur në shtrat. Edhe Pjetri i tha: Enea, Jisu Krishti të shëron. Ngrihu dhe shtro shtratin tënd. Edhe ai përnjëherë u ngrit. Edhe e

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 9:19-31.

By |2021-05-18T23:04:59+02:0022 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 9:19-31. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 9:19-31. Edhe Sauli ndenji disa ditë bashkë me nxënësit që ishin në Damask. Edhe menjëherë predikonte Jisuin nëpër sinagogat, se ky është i Biri i Perëndisë. Edhe të gjithë ata që dëgjonin mahniteshin e thoshin: A nuk është ky ai që prishi në Jerusalem ata që thërrisnin në këtë emër, edhe këtu për këtë kishte ardhur, që t’i çojë ata

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 26:1, 12-20.

By |2021-05-18T22:57:50+02:0021 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 26:1, 12-20. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 26:1, 12-20. Edhe Agripa i tha Pavlit: Ke leje të flasësh për veten tënde. Atëherë Pavli, si shtriu dorën u mbrojt. Edhe mbi këto e sipër, kur isha duke shkuar në Damask me pushtet e me porosi nga ana e kryepriftërinjve, në mes të ditës, rrugës pashë, o mbret, se prej qielli zbriti një dritë, që e kalonte ndriçimin e

12:00 am 05, 2021

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 8:26-39.

By |2021-05-18T22:48:10+02:0020 Maj, 2021|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – Veprat e Apostujve 8:26-39. Janë të Mbyllura

APOSTULLI - Veprat e Apostujve 8:26-39. Edhe një engjëll i Zotit i foli Filipit duke thënë: Ngrihu e shko nga jugu, në rrugën që zbret prej Jerusalemit në Gazë. Kjo është shkretëtirë. Edhe ai u ngrit e shkoi. Edhe ja një njeri, Etiopian, eunuk, ofiqar i lartë i Kandakës, mbretëreshës së Etiopianëve, i cili ishte mbi gjithë thesarët e saj; ky kishte ardhur që të

Go to Top