Apostulli i ditës

12:01 am 09, 2023

– Apostulli – Galatianëve 1:1-3, 20-2:5.

By |2023-09-02T19:07:50+02:007 Shtator, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Galatianëve 1:1-3, 20-2:5. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Galatianëve 1:1-3, 20-2:5.   Pavli, apostull jo prej njerëzish, as me anë njeriu, po me anë të Jisu Krishtit, edhe të Perëndisë Atë që e ngjalli atë prej së vdekurish, edhe gjithë vëllezërit që janë bashkë me mua, kishave të Galatisë; hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Atë dhe nga Zoti ynë Jisu Krisht. Edhe përsa ju shkruaj juve, ja, tek

12:00 am 09, 2023

– Apostulli – 2 Korinthianëve 12:20-13:2.

By |2023-09-02T19:01:11+02:005 Shtator, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 2 Korinthianëve 12:20-13:2. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 2 Korinthianëve 12:20-13:2.   Sepse kam frikë se mos, kur të vij, nuk ju gjej të tillë siç dua, edhe mua nuk do të më gjeni të tillë siç më doni; se mos ka ndër ju grindje, zilira, zemërata, të zëna, përgojime, tinëzira, mendjemadhësira, trazira; se mos, kur të vij përsëri, më përul Perëndia im përpara jush, dhe vajtoj për shumë nga

12:01 am 09, 2023

– Apostulli – 2 Korinthianëve 12:10-19.

By |2023-09-02T18:55:42+02:004 Shtator, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 2 Korinthianëve 12:10-19. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 2 Korinthianëve 12:10-19.   Prandaj kënaqem në dobësira, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në shtrëngime, për Krishtin, sepse kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. U bëra i marrë duke u mburrur; ju më detyruat; sepse unë duhej të rekomandohesha prej jush; sepse në asgjë nuk mbeta prapa nga apostujt më të shquar, ndonëse s'jam gjë. Shenjat e apostullit vepruan

12:01 am 09, 2023

– Apostulli – 1Korinthianëve 16:13-24

By |2023-09-02T18:51:33+02:003 Shtator, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1Korinthianëve 16:13-24 Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1Korinthianëve 16:13-24   Rrini zgjuar, qëndroni në besë; bëhuni burra, e forcohuni. Gjithë punët tuaja le të bëhen me dashuri. Edhe ju lutem, o vëllezër, e njihni shtëpinë e Stefanait, se është fryti i parë i Akaisë, edhe se ia kanë kushtuar veten shërbimit të shenjtëve; të ulni kryet edhe ju ndaj të këtillëve, edhe ndaj çdo njeriu që bashkëpunon me ne

12:01 am 08, 2023

– Apostulli – 2 Korinthianëve 9:12-10:7.

By |2023-08-29T11:43:19+02:0030 Gusht, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 2 Korinthianëve 9:12-10:7. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 2 Korinthianëve 9:12-10:7.   Sepse kryerja e këtij shërbimi jo vetëm plotëson nevojat e shenjtëve, po edhe tepron me shumë falënderime për Perëndinë, sepse duke provuar këtë shërbim, ata lavdërojnë Perëndinë për bindjen e rrëfimit tuaj në ungjillin e Krishtit, edhe për bujarinë me të cilën u ndihmoni atyre dhe të gjithëve. Dhe lutjet e tyre për ju, janë plot me dashuri

12:01 am 08, 2023

– Apostulli – Veprat e Apostujve 13:25-32.

By |2023-08-29T11:42:05+02:0029 Gusht, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Veprat e Apostujve 13:25-32. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Veprat e Apostujve 13:25-32. Edhe Joani, kur po mbaronte udhën e tij, thoshte: Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam ai; po ja tek vjen pas meje ai, të cilit nuk jam i denjë t’i zgjidh sandalet e këmbëve. O burra vëllezër, bijtë e farës së Abrahamit, edhe sa janë ndër ju që kanë frikë Perëndinë, te ju u dërgua fjala

12:01 am 08, 2023

– Apostulli – Titi 1:1-5, 2:15-3:2, 12-15.

By |2023-08-18T19:25:20+02:0025 Gusht, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Titi 1:1-5, 2:15-3:2, 12-15. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Titi 1:1-5, 2:15-3:2, 12-15.   Pavli, shërbëtor i Perëndisë, edhe apostull i Jisu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë, edhe sipas njohjes së të vërtetës që është sipas besëtarisë, me shpresë për jetën e përjetshme, të cilën e premtoi Perëndia që s'gënjen, përpara kohëve të përjetshme, edhe shfaqi në kohë të caktuara fjalën e tij me anë të predikimit që

12:01 am 08, 2023

– Apostulli – 1 Korinthianëve 9:2-12.

By |2023-08-18T19:03:43+02:0020 Gusht, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Korinthianëve 9:2-12. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Korinthianëve 9:2-12.   Në mos jam apostull në të tjerë, po së paku në ju jam; sepse në Zotin vula e apostolisë sime jeni ju. Përgjigjja ime për ata që më gjykojnë, kjo është. Mos nuk kemi edhe ne pushtet të hamë e të pimë? Mos nuk kemi edhe ne pushtet të marrim me vete një grua nga motrat besimtare, si

12:01 am 08, 2023

– Apostulli – 1 Korinthianëve 1:3-9.

By |2023-08-15T12:16:14+02:0019 Gusht, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Korinthianëve 1:3-9. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Korinthianëve 1:3-9.   Hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, edhe Zotit Jisu Krisht. Falënderoj përherë Perëndinë tim për ju, për hirin e Perëndisë që ju dha me anë të Jisu Krishtit; se me anë të tij u bëtë të pasur në të gjitha, në çdo fjalë e në çdo dituri, siç u vërtetua ndër ju dëshmia e Krishtit;

12:01 am 08, 2023

– Apostulli – 2 Korinthianëve 4:13-18.

By |2023-08-15T12:11:40+02:0018 Gusht, 2023|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 2 Korinthianëve 4:13-18. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 2 Korinthianëve 4:13-18.   Edhe duke pasur po atë frymë besimi, sipas Shkrimit "Besova, prandaj fola", edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim, duke ditur se ai që ngjalli Zotin Jisu do të na ngjallë edhe ne me anë të Jisuit, edhe do të na nxjerrë përpara tij bashkë me ju. Sepse të gjitha janë për ju, që hiri, duke tepruar për falënderimin

Go to Top