– Apostulli – Romakëve 13:1-10.
- Apostulli - Romakëve 13:1-10. Çdo shpirt le t'i nënshtrohet pushteteve që janë mbi të; sepse nuk ka pushtet veç nga Perëndia; edhe pushtetet që janë, prej Perëndisë janë urdhëruar. Prandaj ai që kundërshton pushtetin, kundërshton urdhrin e Perëndisë; edhe ata që i kundërvihen, do të marrin dënim mbi veten e tyre. Sepse krerët nuk janë frikë për punët e mira, po për të ligat.