Apostulli i ditës

12:01 am 08, 2024

– Apostulli – Romakëve 15:1-7.

By |2024-08-09T18:40:50+02:0011 Gusht, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Romakëve 15:1-7. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Romakëve 15:1-7.   Edhe ne të fortët kemi detyrë të mbajmë dobësitë e të dobtëve, e jo t'i pëlqejmë vetes. Gjithsecili prej nesh le t'i pëlqejë të afërmit për të mirën që çon në ndërtim. Sepse edhe Krishti nuk pëlqeu vetveten, po siç është shkruar: "Sharjet e atyre që të shajnë ty ranë mbi mua". Sepse sa u shkruan më përpara, u

12:01 am 08, 2024

– Apostulli – Romakëve 12:1-3.

By |2024-08-09T18:37:48+02:0010 Gusht, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Romakëve 12:1-3. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Romakëve 12:1-3. Ju lutem pra, vëllezër, për përdëllimet e Perëndisë, t'i tregoni trupat tuaj therorë të gjallë, të shenjtë, të pëlqyeshëm për Perëndinë, adhurimin tuaj të arsyeshëm. Edhe mos u përshtatni me këtë jetë; po shndërrohuni me anë të përtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cila është dëshira e Perëndisë, e mira dhe e pëlqyeshmja dhe e përsosura. Sepse me anë

12:01 am 08, 2024

– Apostulli – Veprat e Apostujve 1:12-17, 21-26.

By |2024-08-09T18:32:29+02:009 Gusht, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Veprat e Apostujve 1:12-17, 21-26. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Veprat e Apostujve 1:12-17, 21-26.   Atëherë u kthyen në Jerusalem nga mali që quhet i Ullishtes, i cili është afër Jerusalemit, dhe mban larg sa një rrugë të shtune. Edhe kur hynë, u ngjitën në dhomën e sipërme, ku po rrinin edhe Pjetri dhe Jakovi dhe Joani dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Vartholomeu dhe Matheu, Jakovi i biri i Alfeut dhe

12:01 am 08, 2024

– Apostulli – 1 Korinthianëve 7:24 – 35

By |2024-08-08T12:40:36+02:008 Gusht, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Korinthianëve 7:24 – 35 Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Korinthianëve 7:24 - 35 Gjithësecili, o vëllezër, në atë që u thirr, në këtë le të mbetet ndaj Perëndisë. Edhe në lidhje me virgjëreshat s'kam urdhër nga Zoti, por jap mendim si një, që nga përdëllimi i Zotit është i besueshëm. Mendoj pra se kjo është e mirë për nevojën e tanishme, se është mirë për njeriun të jetë kështu. Je

12:01 am 08, 2024

– Apostulli – 1 Korinthianëve 7:12-24.

By |2024-08-07T12:49:10+02:007 Gusht, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Korinthianëve 7:12-24. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Korinthianëve 7:12-24. Edhe të tjerëve u them unë, jo Zoti, në ka ndonjë vëlla grua jobesimtare, edhe ajo dëshiron të rrojë bashkë me të, le të mos e lërë atë. Edhe një grua që ka burrë jobesimtar, dhe ai dëshiron të rrojë bashkë me të, le të mos e lërë atë. Sepse burri jobesimtar është i shenjtëruar me anë të gruas;

12:01 am 08, 2024

– Apostulli – 1 Petros 1:1-2:10.

By |2024-08-03T16:50:43+02:005 Gusht, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Petros 1:1-2:10. Janë të Mbyllura

- Apostulli - 1 Petros 1:1-2:10.   Pjetri, apostull i Jisu Krishtit, atyre që banojnë në dhe të huaj, të shpërndarë nëpër Pont, Galati, Kapadoqi, Azi e Bitini, të zgjedhur sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, për bindje e spërkatje të gjakut të Jisu Krishtit; hir dhe paqe u shumofshin mbi ju. Qoftë i bekuar Perëndia dhe Ati i Zotit

12:01 am 08, 2024

– Apostulli – Romakëve 12:6-14.

By |2024-08-03T16:39:27+02:004 Gusht, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Romakëve 12:6-14. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Romakëve 12:6-14.   Edhe kemi dhurata të ndryshme sipas hirit që na u dha; në kemi profeci, le të profetizojmë sipas pjesës së besimit që na takon; nëse shërbesë, le të qëndrojmë në shërbesë; kush është mësues, le të jepet pas mësimit; kush ka dhuratën e këshillimit, le të japë këshilla; kush jep, le të japë me thjeshtësi; kush është i parë,

12:01 am 08, 2024

– Apostulli – Romakëve 9:1-6.

By |2024-08-02T16:45:30+02:003 Gusht, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Romakëve 9:1-6. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Romakëve 9:1-6. Të vërtetën them në Krishtin, nuk gënjej, edhe për këtë jep dëshmi bashkë me mua ndërgjegjja ime me anë të Frymës së Shenjtë, se kam hidhërim të madh dhe dhimbje të pandërprerë në zemrën time. Sepse do të doja që unë vetë të isha i mallkuar, i ndarë, nga Krishti për vëllezërit e mi, për të afërmit e mi sipas

12:01 am 07, 2024

– Apostulli – 1 Korinthianëve 2:9-3:8.

By |2024-07-30T12:03:27+02:0031 Korrik, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – 1 Korinthianëve 2:9-3:8. Janë të Mbyllura

  - Apostulli - 1 Korinthianëve 2:9-3:8. Por siç është shkruar: "Ato që sy s'i pa, e vesh s'i dëgjoi, e në zemër njeriu nuk u ngritën, këto Perëndia i bëri gati për ata që e duan atë". Po Perëndia na i zbuloi me anë të Frymës të tij; sepse Fryma i vëzhgon të gjitha, edhe thellësitë e Perëndisë. Sepse cili prej njerëzve i njeh

12:01 am 07, 2024

– Apostulli – Veprat e Apostujve 15:35-41.

By |2024-07-30T12:02:08+02:0030 Korrik, 2024|Apostulli i ditës|Komentet te – Apostulli – Veprat e Apostujve 15:35-41. Janë të Mbyllura

- Apostulli - Veprat e Apostujve 15:35-41. Edhe Pavli e Varnava rrinin në Antioki, duke mësuar e duke predikuar fjalën e Zotit, bashkë me shumë të tjerë. Edhe pas disa ditësh Pavli i tha Varnavës: Le të kthehemi tani të shohim si janë vëllezërit tanë në çdo qytet ku dhamë lajmin e mirë për Zotin. Edhe Varnava donte të marrë me vete Joanin që quhej

Go to Top