– 07 Qershor – Hierodëshmor Theodhoti. Dëshmoret Zinaida, Suzana, Esia, Valeria. Oshënar Anatoli.
Hierodëshmor Theodhoti. U martirizua në vendin e tij Ankara, Azia e Vogël, ka gjasa gjatë perandorisë së Dioklecianit (284-305). Ishte shpresëtar, i martuar. Merrej me tregti drithërash dhe njëkohësisht bukëpjekës. Shpeshherë u shpërndante bukë të varfërve dhe të burgosurve të krishterë, të cilët i inkurajonte në besim. Kur arkondi spërkati ushqimet me verë nga flijime idhujsh, që të “ndoteshin” të gjithë, ai i furnizoi