Tetori, muaji ndërgjegjësues për luftën ndaj kancerit të gjirit
Në kuadër të muajit ndërgjegjësues për luftën ndaj kancerit të gjirit Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi” duke bashkëpunuar me Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), zyra sociale, zhvilluese e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë po ofron mamografi falas për gratë e zonave rurale. Gjithashtu disponon dhe infrastukturën për diagnostikimin e plotë të kancerit në gji si: vizitë me specialist, echografi, mamografi, citologji gjiri dhe mjekun anatomopatholog për diagnozën përfundimtare.