V – Mesha Hyjnore

12:25 pm 11, 2012

Dashuri dhe Besë

By |2020-04-06T22:48:52+02:008 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Dashuri dhe Besë Janë të Mbyllura

    Përpara se Mesha Hyjnore të vazhdojë më tej, dy kushte duhet të plotësohen nga besnikët. Ato janë shprehjet solemne të dashurisë dhe besës, të cilat janë themelore për jetën e krishterë dhe pa të cilat, nuk mund të ketë vetëblatim dhe Kungim me Perëndinë. Prandaj, në këtë kohë bëhet thirrja nga altari: Le të duam njeri-tjetrin, që të rrëfejmë me një mendje... Dhe populli besimtar vazhdon

12:23 pm 11, 2012

Anafora

By |2020-04-06T22:48:53+02:007 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Anafora Janë të Mbyllura

    Tani fillon pjesa e Meshës Hyjnore e cila quhet Anafora, që do të thotë ngritje lart, lartësim. Në këtë kohë, dhuratat e bukës dhe të verës që janë blatuar në altar, ngrihen lart nga altari drejt Perëndisë Atit dhe marrin shenjtërimin hyjnor nga Shpirti i Shenjtë, i cili vjen t’i ndryshojë ato në Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Forma e përgjithshme e Anaforës është rituali paskal

12:21 pm 11, 2012

Epiklisis (Thirrja e Shpirtit të Shenjtë)

By |2020-04-06T22:48:53+02:006 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Epiklisis (Thirrja e Shpirtit të Shenjtë) Janë të Mbyllura

    Mbas ngritjes lart të dhuratave eukaristike tek Ati, kremtuesi i Meshës Hyjnore lutet që Shpirti i Shenjtë të zbresë mbi ato dhe mbi gjithë popullin dhe të ndryshojë (ose siç thuhet në Meshën e Shën Vasilit të tregojë) bukën dhe verën e blatuar në kujtim të Krishtit, në Trupin dhe Gjakun e Zotit. Lutja për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë është konsideruar nga Kisha

12:20 pm 11, 2012

Përkujtimet

By |2020-04-06T22:48:54+02:005 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Përkujtimet Janë të Mbyllura

    Kungata e Hyjnuar blatohet në kujtim të Krishtit "Bëjeni këtë për kujtimin tim". Duke përkujtuar Krishtin dhe duke i blatuar të gjitha gjërat tek Perëndia, në dhe nëpërmjet tij, Kisha është e mbushur me praninë e Shpirtit të Shenjtë. Në Meshën Hyjnore Shpirti i Shenjtë zbret "mbi ne dhe mbi dhuratat e blatuara". Gjithçka mbushet me Mbretërinë e Perëndisë. Në Mbretërinë e Perëndisë asgjë

12:18 pm 11, 2012

Ati Ynë

By |2020-04-06T22:48:54+02:004 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Ati Ynë Janë të Mbyllura

    Mbas përkujtimeve, populli i lutet Perëndisë që t’i lejojë ata ta adhurojnë atë "me një gojë dhe me një zemër". Pastaj, prifti bekon popullin që të jenë me të "mëshirat e Perëndisë së Madhe dhe Shpëtimtarit Jisu Krisht"; dhe "mbasi kujtuam gjithë shenjtorët" thuhet një litani, në të cilën i kërkohet Perëndisë që t’i marrë dhuratat eukaristike "në altarin e tij qiellor" dhe

12:15 pm 11, 2012

Kungimi

By |2020-04-06T22:48:55+02:003 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Kungimi Janë të Mbyllura

    Mbas lutjes Ati ynë, bijtë e Perëndisë marrin Kungatën e Shenjtë. Kremtuesi i jep paqen e Krishtit popullit dhe me kryet e ulura luten së bashku, që të jenë të denjë të marrin pjesë në Kungatën e Shenjtë. Kremtuesi lutet që Vetë Krishti të dënjojë të na japë Trupin dhe Gjakun e Tij. Vër re, o Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, nga banesa jote

12:13 pm 11, 2012

Falenderimi

By |2020-04-06T22:48:55+02:002 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Falenderimi Janë të Mbyllura

    Mbas Kungimit të popullit, prifti i bekon ata me fjalët: O Zot, shpëto popullin tënd e beko trashëgimin tënd... Populli përgjigjet duke kënduar: Pamë dritën e vërtetë, morëm frymën qiellore, gjetëm besën e vërtetë, duke iu falur Trinisë së pandarë, se ajo na shpëtoi. Pastaj, prifti i bekon ata me potirin, në të cilin ndodhen akoma dhuratat e pamarra, të cilat i çon në Proskomidhi, ku dhiaku ose

12:12 pm 11, 2012

Bekimi dhe Përlëshimi

By |2020-04-06T22:48:56+02:001 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Bekimi dhe Përlëshimi Janë të Mbyllura

     Mbas falenderimit të Perëndisë për dhuratën e Kungatës së Shenjtë, kremtuesi i thotë popullit: Me paqe le të shkojmë. Ata i përgjigjen me fjalët: Në emrin e Zotit.Prifti del tek Dera e Bukur dhe para ikonës së Krishtit thotë lutjen e fundit, që quhet lutja e amvonës, në të cilën prifti i kërkon Perëndisë bekimin dhe paqen për të gjithë popullin e tij, Kishën dhe botën. Në

Go to Top