Në këtë çast tragjik për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tepër të rëndë në Himarë, i cili na ka tronditur thellë të gjithëve, në emër të  Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe lutemi që Perëndia të prehë shpirtrat e tyre dhe t’u japë forcë prindërve dhe të afërmve që të mund t’i kalojnë këto çaste kaq të vështira.

    Lutemi dhe jemi pranë edhe të plagosurve e familjeve të tyre dhe u urojmë  shërim sa më të shpejtë.
 
 
Tiranë, 22 maj 2012

+Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë