Universiteti Fordham, u themelua në vitin 1841 nga Kryepiskopi i Nju Jorkut, Rev. John Hughes, në zonën me po të njëjtin emër të qytetit dhe ka qenë Universiteti i parë romano-katolik në bregun veri-lindor të SHBA. Universiteti ndoqi traditën arsimore të jezuitëve, që ishte zhvilluar në Evropë në shekullin XVI dhe u kthye në një qendër të rëndësishme të arsimit të lartë, e specializuar në Shkencat Humanitare (Theologji, Filozofi, Histori, Sociologji, Pedagogji). Ky universitet sot tërheq studentë nga mbarë bota dhe vlerësohet lart në mes të universiteteve të tjera amerikane.
Përveç këtij titulli, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, është Profesor Emeritus i historisë së feve në Universitetin e Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës. Deri më sot ka marrë tituj të ngjashëm nderi të Shkencave Humanitare (në Theologji dhe Filozofi) nga 17 universitete në shumë vende të botës: Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali.
15. 01. 2014
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë