Siç e di, po afron përsëri dita e ditëlindjes sime. Çdo vit bëhet festë në nderin tim, kështu edhe sivjet.
Këto ditë njerëzit bëjnë shumë pazare, kudo ka reklama madje dhe në radio, në televizione dhe kudo tjetër njerëzit nuk flasin veçse çfarë u mungon deri sa të vijë ajo ditë…
Është e gëzueshme që të paktën një ditë në vit disa njerëz mendojnë për mua. Siç edhe ti e di, para shumë vjetësh filluan të festonin ditëlindjen time. Në fillim dukej se e kuptonin dhe më falënderonin për atë që bëra për ata. Por sot, asnjë nuk e di se çfarë festojnë. Njerëzit takohen dhe kalojnë shumë bukur me njëri tjetrin por asnjë nuk e di se për kë bëhet fjalë…
Mbaj mend nga vjet, ditën e ditëlindjes sime, bënë një festë të madhe në nderin tim. Në tavolinë kishte çdo gjë, të gjitha ishin stolisur bukur dhe kishte shumë dhurata, por…? E di çfarë?…
As që më thirrën, ndërkohë që isha i ftuari i nderit, asnjë nuk u kujtua që të më thërrasë. Dhe festa bëhej për mua…
Dhe kur arriti dita e madhe… më lanë jashtë, më mbyllën derën… unë dëshiroja të isha në tavolinë bashkë me ata…
E vërteta është se nuk u habita, sepse vitet e fundit të gjithë ma mbyllin derën. Meqenëse nuk më thirrën, mendova që të shkojë vetë, pa bërë zhurmë dhe kështu hyra dhe qëndrova në një cep.
Të gjithë dëfrenin, disa tregonin histori, qeshnin, kalonin shumë mirë, derisa erdhi njëri…
Një plak i shëndoshë, i veshur me të kuqe dhe me mjekër të bardhë… Dhe thërriste… ho ho ho!, sikur të kishte pir pak më shumë… u ulë rëndë-rëndë në një kolltuk dhe… Të gjitha rendën tek ai duke i thënë… Babagjyshi vitit të ri!… Sikur po bëhej për atë festa…
Erdhi mesnata dhe të gjithë filluan të përqafohen, dhe unë ndeva duart e mia duke shpresuar se do vij ndonjëri të më përqafojë… Dhe e di çfarë? Asnjëri nuk më përqafoi.
Papritur filluan të gjithë të shkëmbejnë dhurata, një nga një i hapnin derisa mbaruan të gjitha… U afrova të shoh se ndoshta do kishte ndonjë për mua, por nuk kishte asgjë…
Marrë nga Zyra e Katekizmit “Mitropolia Berat”.