TË DIELËN E PASHKËS
Në Mbrëmësore
Sipas Joanit
Në atë ditë pra, të parën e javës, si u ngrys, edhe dyert ishin mbyllur atje ku ishin mbledhur nxënësit nga frika e Judenjve, erdhi Jisui dhe ndenji në mes, edhe u thotë atyre: “Paqe mbi ju”. Edhe si tha këtë, u tregoi atyre duart dhe brinjën e tij. U gëzuan pra, nxënësit kur panë Zotin.
Edhe Jisui pra u tha atyre përsëri: “Paqe mbi ju. Siç më dërgoi Ati, edhe unë ju dërgoj ju”. Edhe si tha këtë, fryu dhe u thotë atyre: “Merrni Frymë të Shenjtë. Kujt t’ua falni mëkatet, u janë falur atyre; kujt t’ua mbani, u janë mbajtur”.
Po Thomai, një nga të dymbëdhjetët, që quhej Binjak, nuk ishte bashkë me ata, kur erdhi Jisui. Nxënësit e tjerë i thoshin pra: “Pamë Zotin”. Po ai u tha atyre: “Në mos pafsha në duart e tij shenjën e gozhdëve, edhe të vë gishtin tim në shenjën e gozhdëve, edhe të vë dorën në brinjën e tij, s’kam për të besuar”.