– Ungjilli – Marku 1:9-15

 

Edhe në ato ditë erdhi Jisui nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Joani në Jordan. Edhe menjëherë, duke dalë nga uji, pa qiejt duke u hapur dhe Frymën e Shenjtë si pëllumb duke zbritur mbi të. Edhe erdhi një zë nga qiejt: Ti je Biri im i dashur që e kam pëlqyer.

Edhe menjëherë Fryma e nxjerr Jisuin në shkretëtirë. Edhe ishte atje në shkretëtirë dyzet ditë dhe ngitej nga Satanai. Edhe ishte bashkë me egërsirat. Edhe engjëjt i shërbenin.

Edhe pasi u dorëzua Joani, Jisui erdhi në Galile, duke predikuar Ungjillin e mbretërisë së Perëndisë, edhe duke thënë se u plotësua koha, edhe u afrua mbretëria e Perëndisë; pendohuni, edhe i besoni ungjillit.