Kremtimet e shumta u finalizuan me festën e Theofanisë, ku mijëra qytetarë morën pjesë në festimet e kësaj dite, në këtë ditë kur gjithë natyra shenjtërohet me Pagëzimin e Zotit Jisu Krisht prej Shën Joanit në Jordan.
     Hirësia e Tij Imzot Joani theksoi rëndësinë e kësaj dite si dita e shfaqjes së Perëndisë Triadik prej së larti, si edhe hapjen e rrugës për të gjithë drejt shpëtimit. Më pas në sheshin para Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, u hodh kryqi, ku disa të rinj, pavarësisht nga ujërat e ftohta, u hodhën për të marrë kryqin dhe bekimin që buron prej Zotit të pagëzuar.
    Ky ishte udhëtimi nga Betlehemi në Jordan në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës. Me shpresën se ky udhëtim do të jetë një udhëtim real për të gjithë ne besimtarët orthodhoksë në Korçë.