
Konferenca Evropiane e Kishave – Zyra e shtypit
|
Deklaratë Shtypi Nr. 09-05/e
|
Gjenevë, 11 Shkurt 2009
|
Presidiumi i Konferencës Evropiane të Kishave
bën apel për kthimin e vendeve të shenjta në Shqipëri
Konferenca Evropiane e Kishave (KEK), përmbledh rreth 120 kisha Orthodhokse, Protestante, Anglikane dhe Katolikë të Vjetër nga të gjitha vendet e Evropës, së bashku me 40 shoqata të asociuara. KEK u themelua në vitin 1959 dhe ka zyra në Gjenevë, Bruksel dhe Strasburg. (http://www.cec-kek.org)
Presidiumi i Konferencës Evropiane të Kishave (KEK) aprovoi të martën,
10 shkurt 2009, deklaratën e mëposhtme:
10 shkurt 2009, deklaratën e mëposhtme:
Presidiumi i Konferencës Evropiane të Kishave (KEK), i mbledhur nga 8-10 shkurt, në manastirin e Shën Vlashit, Durrës, i mikpritur nga Zëvendëspresidenti i KEK, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi, shpreh mirënjohjen për mundësinë që iu dha për të njohur arritjet e Kishës në këta 18 vjet. Presidiumi falënderon me gëzim Perëndinë për ringjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që me rrëzimin e komunizmit, në vitin 1991.
Presidiumi konstaton se në Shqipëri po zhvillohet një shoqëri demokratike dhe se liria e besimit tashmë është e mundur për të gjithë njerëzit. Ai falënderon për mundësinë që iu dha për të mësuar për lirinë e adhurimit, zhvillimin e edukimit, shërbimet shëndetësore dhe ringritjen e kishave dhe manastireve.
Presidiumi shprehu kënaqësinë për Marrëveshjen zyrtare të Qeverisë me komunitetet fetare dhe njohjen e rolit publik të feve në shoqëri, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë të vitit 1998.
Megjithatë, Presidiumi shpreh shqetësimin e tij që edhe pas tetëmbëdhjetë vjetësh demokraci ende nuk iu janë kthyer kishave dhe komuniteteve të tjera fetare shumë nga pronat e konfiskuara gjatë komunizmit. Kjo duhet të nxisë Qeverinë Shqiptare t’i kushtojë një vëmendje serioze kthimit të kësaj pasurie tek pronarët e ligjshëm.
Presidiumi i kërkon Qeverisë të marrë pa vonesë në konsideratë, rikthimin e të gjitha vendeve të shenjta – manastire, kisha, xhami, teqe – së bashku me tokat që u përkasin, në bazë të fakteve që ekzistojnë në protokollet zyrtare të bëra në kohën e konfiskimit.
Për më tepër informacion:
Luca Negro
CEC Secretary for Communications and Information
Phone +41 22 791 64 85 or 791 63 25
Mobile: +41 078 870 8117
Fax +41 22 791 62 27
e-mail: Luca.Negro@cec-kek.org