Ungjilli – Joani 2:1-11.

 

Edhe të tretën ditë u bë dasmë në Kana të Galilesë, edhe e ëma e Jisuit ishte atje. Edhe u ftua në dasmë edhe Jisui dhe nxënësit e tij. Edhe si mbaroi vera, e ëma e Jisuit i thotë: S’kanë verë. Jisui i thotë: Ç’ke ti me mua, o grua? Ora ime ende s’ka ardhur. E ëma e tij u thotë shëbëtorëve: Bëni ç’t’ju thotë. Edhe atje ishin gjashtë enë të gurta të vëna për pastrimin sipas zakonit të Judenjve, që nxinin secila nga dy a tri masa. Jisui u thotë atyre: Mbushni enët me ujë. Edhe i mbushën deri sipër.

Edhe u thotë atyre: Nxirrini tani, edhe çojani të parit të tryezës. Edhe ata i çuan. Edhe i pari i tryezës, si provoi ujin që ishte bërë verë, edhe nuk e dinte nga është, po shërbëtorët që kishin nxjerrë ujin e dinin, i pari i tryezës thërret dhëndërin, edhe i thotë: Çdo njeri më përpara nxjerr verën e mirë, edhe si të dehen, atëherë nxjerr të dobtën; kurse ti ke ruajtur verën e mirë deri tani.

Këtë nisje të çudirave Jisui e bëri në Kana të Galilesë dhe shfaqi lavdinë e tij; edhe nxënësit e tij i besuan.