Përvjetori i fjetjes më Zotin i Imzot Theofan S. Nolit – 13 mars 1965 – 13 mars 2026

Mё 13 mars tё vitit 1965 ndёrroi jetё Imzot Theofan S. Noli njё ndёr personalitetet e ndritura pёr Kishёn Orthodhokse Autoqefale tё Shqipёrisё dhe jo vetëm. Ai ishte personalitet me vlera tё shquara intelektuale dhe një nga figurat e rëndësishme të Kombit. Veprimtaria e tij si Hierark, poet, kompozitor, muzikolog, filozof, historian, politikan dhe përkthyes ёshtё dinamike. Ajo u shfaq nё prozё, poezi, publicistikё, nё ligjёrata oratorike tё sferave fetare, shoqёrore, politike, kulturore si dhe nё tregime biografike me plot argumente historike. Ai nxori nё pah vlerat shpirtёrore tonat, duke synuar tё mishёrohej Ungjilli nё gjuhёn shqipe. Edhe pse jetoi shumё pak nё Shqipёri, ai punoi me shumё energji, duke dhёnё njё kontribut tё rёndёsishёm nё pёrpjekjet pёr Autoqefalinё e Kishёs Orthodhokse tё Shqipёrisё, veçanërisht në traditën e saj liturgjike me përkthimin e disa veprave të rëndësishme. Veprimtaria e tij nis vrullshëm nё fillim shekullit të XX pёr adhurimin e Perёndisё nё gjuhёn shqipe dhe kjo veprimtari shfaqet pas dorёzimit tё tij si klerik pёr komunitetin shqiptar nё Amerikё.
Hirësia e Tij, Imzot Theofani shërbeu me dashuri dhe devotshmëri për shumë vite deri në fund të jetës si Mitropolit, (Kryepeshkop) i Dioqezës shqiptare në Amerikë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i kujton gjithmonë hierarkёt e saj si dhe të gjithё sa kanё kontribuar pёr Tё.
Mirënjohje për të gjithë veprën e tij!
I pёrjetshёm qoftё kujtimi i tij!