Për shumë vjet, o Kryezot!
Përvjetori i parë i Zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij, Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Sot, më 16 mars 2026, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gëzon përvjetorin e parë të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij, Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë. Ai zgjidhet njëzëri dhe me vota kanonike nga Sinodi i Shenjtë, si Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryebari, mësues dhe udhëheqësi ynë, duke pasuar fronin kryepiskopal të Kryepiskopit të lumur Anastas (1929 – 2025).
Më mirënjohje të thellë dhe falëndërime ndaj Perëndisë për dhuratat e Tij të çmuara, i urojmë Kryepiskopit Joan: Për shumë vjet, o Kryezot në drejtimin e Kishës sonë!