NJOFTIM
Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, i shoqëruar nga Protopresviter Spiro Topanxha ndodhet në Gjeorgji për të marrë pjesë në funeralin e Patriarkut të Gjeorgjisë, Ilia II. Funerali do të kryhet në Katedralen e Trinisë së Shenjtë, në Tbilisi, të dielën, më 22 mars 2026, pas Liturgjisë Hyjnore në orën 12:00.
Fortlumturia e Tij bëri përshpirtje për prehjen e Patrikut të ndjerë Ilia II, menjëherë sapo arriti në Gjeorgji.
I përjetshëm kujtimi i Patriarkut Ilia!