Fëmijët e shkollës “Protagonistët” sollën gëzimin e Krishtlindjes në Kryepiskopatën e Hirshme, ku u mirëpritën me dashuri nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan. Atmosferë e ngrohtë festive mbushi edhe ambientet e Qendrës Sinodike, duke shënuar fillimin e festimeve të Krishtlindjes.
Shkolla “Protagonistët” është një kompleks arsimor shqiptaro-amerikan që funksionon nën kujdesin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë. Ajo përfshin kopshtin, shkollën 9-vjeçare dhe gjimnazin, dhe ndodhet në Rrugën e Kavajës, pranë Qendrës Rinore Orthodhokse “Bethlehem”.
Shkolla dallohet për vëmendjen e veçantë që i kushton solidaritetit dhe dashurisë ndaj të afërmit. Çdo vit shkollor, nxënësit organizojnë aktivitete për mbledhjen e fondeve, ushqimeve dhe veshjeve që u shpërndahen familjeve në nevojë, mencës “Shërbimi i Dashurisë” të Kishës, si dhe të burgosurve.
Me vizitën e tyre festive në Kryepiskopatë, fëmijët e shkollës “Protagonistët” dëshmuan edhe një herë frymën e krishterë të dashurisë dhe gëzimit që karakterizon këtë institucion arsimor të Kishës sonë.
Fotografi











