Njoftim për Besimtarët

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine njoftojnë organizimin e dy aktiviteteve të rëndësishme kulturore të lidhura me trashëgiminë bizantine në Shqipëri.
Hapja e ekspozitës “Dorëshkrime Bizantine dhe Postbizantine në Shqipëri”
Ekspozita paraqet për Besimtarët një koleksion të përzgjedhur dorëshkrimesh të rralla, të cilat dokumentojnë dhe pasqyrojnë pasurinë e traditës së shkrimit bizantin dhe postbizantin në territorin shqiptar.
-
Data: 5 dhjetor 2025
-
Ora: 19:00
-
Vendi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë
Koncert i muzikës bizantine me vepra premierë të Shën Joan Kukuzelit
Në kuadër të konferencës, besimtarët do të kenë mundësinë të ndjekë një koncert të veçantë me krijime të pashfaqura më parë të mjeshtrit të madh Joan Kukuzeli. Programi interpretohet nga kori bizantin “Shën Joan Kukuzeli”, nën drejtimin artistik të z. Theodhor Peci.
-
Data: 6 dhjetor 2025
-
Ora: 19:00
-
Vendi: Qendra Kulturore e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
Të dy aktivitetet organizohen në kuadër të Konferencës së Parë Ndërkombëtare “Shqipëria në Periudhën Bizantine”, me synim promovimin dhe thellimin e studimeve për periudhën bizantine dhe rëndësinë e saj në historinë shqiptare.
Koncert i muzikës bizantine me vepra premierë të Shën Joan Kukuzelit