Në 33 qytete dhe fshatra të Shqipërisë u zhvilluan kampe ditore-një javore për fëmijët e moshës 6-12 vjeç. Këto kampe u organizuan nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përgjatë muajve Korrik-Gusht dhe Shtator dhe në to morën pjesë rreth 1700 fëmijë. Organizimi dhe realizimi i këtyre kampingjeve u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit që Zyra Qendrore e Fëmijëve pati me klerikë të dioqezave të ndryshme, me katekistë si dhe me shumë vullnetarë, pjesëmarrës në grupet rinore të Kishës.

 
   Zonat ku u zhvilluan këto kampingje ishin:Tiranë (Katedralen Ungjillëzimi, Bathore, Tabor, Kodra e Priftit), Gramsh, Cërrik, Shën Joan Vladimir, Fikas, Kuqan, Kryezjarr, Shtërmen, Grabovë, Librazhd, Shelcan, Vrakë, Shkodër, Sheqishte, Kavajë, Bubullimë, Halilaj, Verri, Vajkan, Rrupaj, Krutje, Shën Pjetër, Topojë, Poro, Dëllënjë, Berat (Kala, Qendër, Gorricë), Kozarë.
 
  Një ditë e paharruar në kamp ishte edhe dita e lojërave olimpike ku fëmijët kishin përgatitur nga një himn dhe flamur që përfaqësonin grupin e tyre. Në ditën e shtatë dhe të fundit të kampit, fëmijët kaluan një ditë të bukur dhe festive në praninë emësuesve, prindërve, të afërmve dhe të njëritjetrit. Një ngjarje e veçantë ndodhi në kampin e Shën Pjetrit ku u pagëzuan 10 nga fëmijët pjesëmarrës.
    Organizimi dhe zhvillimi i këtyre kampingjeve bën të mundur rritjen e nivelit shpirtëror, edukativ dhe argëtues të fëmijëve. Gjatë këtyre kampingjeve fëmijët patën mundësi që të mësonin më shumë përreth shenjtorëve dhe jetëve të tyre, të mësonin më tepër rreth besimit të krishterë. Por mbi të gjitha mësuan si të jetonin besimin e krishterë duke u përpjekur që çdo ditë të kultivonin në jetët e tyre virtyte të krishtera.