Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Njoftim

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë njofton se përkujtimorja e dyzetë diteve të ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit, do të mbahet të shtunën, më 1 mars 2025, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, pas Liturgjisë Hynore.

Në vazhdim do të kryhet një përshpirtje në varrin e Kryepiskopit të ndjerë.
Ftohen të gjithë që të nderojmë kujtimin e Atit dhe Kryebariut tonë të dashur, dhe të bashkohemi në lutje për prehjen e shpirtit të Tij.

 

Tiranë, 22 Shkurt
Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë