Ceremonia e hapjes së vitit akademik për LOGOS 2024 – 2025

Më 7 tetor 2024, studentët e ciklit të parë të studimeve Bachelor në Kolegjit Universitar “LOGOS” nisën vitin e ri akademik. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Amfiteatrit të kampusit nr. 1, në Tiranë. Studentët u pritën ngrohtësisht nga personeli i kolegjit.

Gjatë ceremonisë, studentët u përshëndetën nga drejtuesit akademikë, administratori dhe Përgjegjësja e Zyrës së Çështjeve Studentore, të cilët u uruan studentëve një vit të suksesshëm akademik. Në fjalët përshëndetëse u theksua rëndësia e përpjekjes së përbashkët për arritjen e rezultateve të larta dhe formimin e plotë si profesionistë të ardhshëm. Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e edukimit dhe potencialin e çdo studenti për të arritur suksese në këtë rrugëtim.

Kolegji Universitar “LOGOS” synon të jetë një dritare drejt një të ardhmeje të sigurt dhe profesionale për studentët, duke ofruar cilësi të lartë në mësimdhënie dhe vlera qytetare dhe njerëzore.

Gjatë ceremonisë, përfaqësuesit e Kolegjit Universitar “LOGOS” falënderuan veçanërisht ideuesin dhe mbështetësin e jashtëzakonshëm, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos, për vizionin dhe përkushtimin e tij në themelimin dhe zhvillimin e këtij institucioni arsimor.

Ceremonia përfundoi me një urim të përzemërt për një vit të mbarë dhe të suksesshëm akademik.

Suksese të gjithëve!