Kavajë – U zhvillua veprimtaria “Familja qelizë e shoqërisë, në këndvështrimin orthodhoks”
Në datën 11 maj 2024, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në qytetin e Kavajë u mbajt simpoziumi me temë “Familja, qelizë e shoqërisë, në këndvështrimin orthodhoks”, e organizuar nga kisha “Shën Nikolla” Kavajë, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhe Universitetin “Logos”.
Veprimtaria e zhvillua në kinemanë e qytetit “Aleksandër Moisiu”. Ishin të pranishëm besimtarë, klerikë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, intelektualë të qytetit, autoritete vendore, politikanë etj. Morën Pjesë Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti, Protosingjel i Kryepiskopatës, Myftiu i qytetit, z. Besnik Leçini, Kryetari i Bashkisë, z. Fisnik Qosja, ish-Presidedenti, z. Ilir Meta, deputetët z. Etien Xhafaj (PS) dhe z. Ervin Salianji (PD,) Ikonom Stavrofor Petro Thanasi dhe klerikë të tjerë, deputetë të zonës, pedagogë të KU “Logos” dhe përfaqësues nga shkolla “Protagonistët” etj. Veprimtaria u shoqërua edhe nga psalje të Korit Bizantin “Shën Joan Kukuzeli”, shfaqje nga grupi tradicional vllah dhe valle të Ansamblit folklorik “Besa”. Drejtor ekzekutiv dhe artistik i veprimtarisë ishte z. Harallamb Terziu, pedagog i Akademisë Theologjike, në bashkëpunim me znj. Fatjona Dimroçi, përgjegjëse e Zyrës së Fëmijëve pranë kishës “Shën Nikolla”, Kavajë
Simpoziumi u hap me himnin Kombëtar dhe psalje nga Kori Bizantin “Shën Joan Kukuzeli. Në vazhdim ai u moderua nga znj. Entela Kostrisa, nga KU “Logos”
Referuesit kryesorë në veprimtari ishin Dr. Thoma Shkira, i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos”, i cili mbajti temën “Trashëgimia e bashkësisë së krishterë në Kavajë, rasti i kishave “Shën e Premte” (Shën Parashqevia) dhe “Shën Kolli” (Shën Nikolla); Dr. Joana Muça, nga Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë mbajti temën “Evolucioni i familjes, rritja e moshës së martesës. Analizë e nevojave për shërbime psikologjike”; “familja, themelet dhe sfidat”, nga Msc Thoma Çomëni, Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës dhe Msc Theano Kostolinaci, Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, me temën “Roli i Gruas në familjen e Krishterë Orthodhokse”.
Në veprimtari përshëndetën edhe Myftiu i qytetit, Kryetari i Bashkisë, atë Petro Thanasi etj.
Gjatë saj përfaqësuesja e KU “Logos”, Anisa Duka, dorëzoi akorduan edhe dy bursa studimi për nxënësit ekselentët në Kavajë, që u tërhoqën nga z. Rudi Hylviu Kryetar i Këshillit Bashkiak dhe z. Enver Biturku, drejtor i zyrës së Arsimit, Kavajë.