Të Mërkurën e Madhe përkujtojmë lyerjen me miro të këmbëve të Zotit tonë Jisu Krisht nga gruaja e përdalë. Gjithashtu përkujtojmë edhe mbledhjen e judenjve për të akuzuar Zotin Krisht nëpërmjet nxënësit të Tij, Juda Iskariotit.
Dy ditë para Pashkës, kur Krishti kishte shkuar në Jerusalem, dhe gjendej në shtëpinë e Simon lebrozit, iu afrua një grua e përdalë edhe ia lau këmbët Krishtit me miro të shtrenjtë dhe ia fshiu me flokët e saj. Miro kishte aromë të mrekullueshme dhe çmimi i miros ishte shumë i shtrenjtë rreth 30 dinarë. Për këtë nxënësit u habitën, sidomos Juda.
Apostujt e dinin gjithashtu se sa shumë zell kishte Krishti për lëmoshën ndaj të varfërve. Kjo grua leu me miro këmbët e Krishtit për ndjesë të mëkateve edhe Perëndia i fuqishëm i zgjidhi asaj mëkatet e shumta pas aktit të pendesës.