– Ungjilli – Llukai 9:37-43
Edhe ndodhi që ditën tjetër, si zbritën ata nga mali, shumë popull i doli përpara. Edhe ja një njeri prej turmës tek bërtiti, duke thënë: Mësues, të lutem, hidh sytë mbi tim bir, se e kam të vetëm. Edhe ja tek e kap një frymë, edhe bërtet papandehur, edhe e përpëlit me shkumë, edhe mezi largohet prej tij duke e dërrmuar atë. Edhe iu luta nxënësve të tu, që t’ia nxjerrin, po nuk mundën.
Edhe Jisui u përgjigj e tha: O brez i pabesë e i shtrembër, deri kur do të jem me ju dhe t’ju duroj ju? Sille tët bir këtu. Edhe ndërsa ai po vinte pranë, demoni e hodhi poshtë dhe e përpëliti. Edhe Jisui e qortoi frymën e ndyrë dhe e shëroi djalin, dhe ia dha prapë të atit. Edhe të gjithë mahniteshin për madhështinë e Perëndisë.