Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Njoftim
Në vijim të bisedës telefonike të Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, me Fortlumturinë e tij, Patriarkun e Jerusalemit, z. Theofil, u theksua që Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë merr pjesë në dhimbjen e popujve të përvuajtur të asaj krahine.
Ligji i lashtë mbi shpagimin “sy për sy” dhe “dhëmb për dhëmb” nuk përcakton vetëm të drejtën për të marrë hak, por vendos edhe kufijtë e këtij shpagimi: “Sy për sy”, por jo prerje koke në vend të syrit.
Thirrja dhe përgjërimi ynë i vazhdueshëm është për pushimin e menjëhershëm të zjarrit dhe për fillimin e një dialogu serioz.
Tiranë, 23 tetor 2023
(Nga Zyra e Shtypit të Sinodit të Shenjtë)