E DIela III e Llukait, Kur do të vijë Zoti të prek jetën tonë? nga Mitropoliti të Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 08.10.2023 (Tekst)

Këtë vit, të dashur besimtar ne kaluam një verë të vështirë mes temperaturave të larta, temperatura të cilët shumë nga ne nuk kishin kaluar gjatë gjjthë jetës së tyre. Por, kjo verë u shoqërua dhe me shumë fatkeqësi të tjera nga zjarret, tërmetet, përmbytjet, të cilat lanë jo vetëm pasoja të shumta dhe dëme të shumta, por edhe me humbjen e shumë jetëve të njerëzve.

Dhe shpesh ne dëgjonim që pa mbaruar akoma një fatkeqësi ndodhte një fatkeqësi tjetër. Këtë na e kujton vendi fqinj i Greqisë, që pa mbaruar shkatërrimet e mëdha që shkaktoj zjarri një fatkeqësi tjetër ndodhi, ajo e përmbyetjes, e cila nuk ishte parë ndonjëherë, e cila kishte jo vetëm viktima, por edhe dëme të shumta.

Kështu ndodh shpeshherë në jetën tonë pa mbaruar akoma një veshtirësi, një vështëri tjetër do të ndodh në jetën tonë edhe kushdo nga ne mund të thotë pse vazhdon kjo situatë? Ku është Zoti në të tilla vështirësi? Deri kur do të vazhdoj kjo gjë?

Kjo ndodh ashtu si kujtuam sot në pjesën e Ungjillit historinë e asaj gruas së qytetit të Nainit, e cila akoma pa shëruar plagën e madhe të humbjes së bashkëshortit një plage tjetër e shoqëron atë.

Ajo humbet dhe djalin e saj të vetëm e tashmë edhe po e shoqëronte atë drejt banesës së fundit. Kështu ndodh edhe në jetën tonë pa mbaruar akoma një plagë, një plagë tjetër shfaqet në jetën tonë edhe ne themi ku është Zoti? Kur do të vij Zoti që ti japi fund kësaj plage?

Do të ndodh atëherë kur ne do të kuptojmë gjendjen tonë. Zoti u prek nga gruaja e ve, u prek nga dhimbja e saj, u prek nga loti i saj prandaj shkoi e u afrua dhe e preku edhe e ringjalli djaloshin e saj duke e kthyer përsëri në jetë.

Edhe Zoti do të vij tek ne nëse ne në të vërtet do të pendohemi, do të heqim dorë, do të ndryshojmë jetën tonë atëherë Zoti do të vijë.

Fatkeqësisht ne nuk mësojmë nga ato qe kalojmë në jetën tonë, nga peripecitë e shumta, nga vuajtjet tona nuk mësojmë nga fatkeqësitë tona jemi të pamend. Shpeshherë na kujton ne ajo që përshkruan Shën Joan Teologu në librin e Zbulesës dhe aty tregon për fatkeqësitë e shumta që do të ndodhin në fundin e kohërave edhe thotë me gjithë se njerëzit panë shumë plagë panë shumë mundime, panë shumë vuajtje megjithëse kishte tërmet, zjarr, fatkeqësira, të shumta vdekje, të shumta përsëri njerëzit mbeten të papenduar. Jo vetëm që mbeten papenduar, por blasfemonin për emrin e Perëndisë për shkak të këtyre fatkeqësive dhe kjo është me tragjikja. E ndonëse në shikojmë kaq shumë gjëra të ndodhin në jetën tonë përsëri mbetemi të papenduar.

Nuk është në dorën e Perëndisë që Zoti të ndaloj fatkeqësitë, por është në dorën tonë të kaloj kjo fatkeqësi dhe çdo dhimbje. Kur ne do të pendohemi Zoti do të afrohet afër nesh. Mos të kemi, të dashur besimtar mendimin se gjërat do të behen të thjeshta, por do të bëhen edhe më të vështira.

Këtë e themi jo për të humbur shpresën sepse gjithmonë ka shpresë, por dimë që do të kalojmë kohë të vështira edhe këto kohë të vështira duhet që të na bëjnë më të fortë. Më të përgatitur të kërkojmë një rritje tonë me Zotin, ta forcojmë më tepër marrëdhënien tonë me Zotin. Këtu është edhe përgjegjësi e jona, jo vetëm për veten tonë, jo vetëm për familjen tonë, por është një përgjegjësi e jona për të gjithë komunitetin, për të gjithë vendin, e për të gjithë njerëzimin. Zoti thotë që do të ndodhin këto gjëra të vështira në jetën tonë dhe do të tregohen gjëra akoma më të vështira, por Zoti thotë:”Unë do të jem gjjthmonë pranë jush dhe nëse do të gjej një grup njerëzish që do të kenë ruajtur besimin tek Unë do të përpiqem që ato vuajtjet ti pakësoj akoma më tepër për hir të këtyre njerëzve që do të qëndrojnë besnik”.

Zoti është i pranishëm, të dashur besimtarë, në çdo moment të jetës sonë, Ai i shikon të gjitha, por Ai respekton lirine tonë. Zoti nuk krijoj dhimbje, Zoti krijoj parajsën dhe në parajsë gjithçka ishte e lumtur, njeriu ishte i lumtur me gjithë krijimin e tij me gjithë gruan, kafshët, ishte i lumtur në marrdhënien e tij me Zotin. Këtë krijoj Zoti, nuk krijoj asnjë lloj fatkeqësie. Fatkeqësitë erdhën sepse ne u larguam nga Zoti e megjithatë Zoti i mëshirshëm nuk na braktisi, por na tregoji dashurinë e Tij dhe na tregon vazhdimisht dashurinë e Tij.

Është në dorën tonë nëse do t’i afrohemi Zotit me lotët e pendimit si ajo gruaja e ve, atëherë Zoti do të vijë do të prek jetën tonë, do të prek vështirësitë tona, do të prek fatkeqësitë tona, do të na jap shpresë dhe do të na ringjallë që ta vazhdojmë përpjekjen tonë që dhe ne të gëzohemi bashkë me shërbëtorët në Mbretërinë e Tij. Amin!

Nga predikimi i , e diela e II-të e Llukait, data 08/10/2023.