Atë Bartolomeo Bullari (1960 – 2023)
Sot, dha frymën e fundit mbi tokë për të shkuar drejt tendave qiellore, në gjirin e Perëndisë, Atë Bartolomeo Bullari, prift i kishës Ngjallja e Krishtit, Kuçovë.
Atë Bartolomeo, ishte nga të parët që i’u bashkua grigjës priftërore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. U hirotonis dhjakon nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi në 15 Nëntor 1992 dhe prift në 15 Prill 1993. Për 30 vjet i shërbeu me devotshmëri besimtarëve të rrethit të Kuçovës. La pas një familje të bekuar, priftëreshën Adelinën dhe dy bijtë, Emilianon dhe Marian.
Pritjet për dashamirësit do të jenë në kishën Ngjallja e Krishtit në Kuçovë, ditën e Premte, dt. 6 Tetor, Ora 07:00 – 14:00.
Shërbesa e varrimit, ora 14:00.
Dalja nga kisha për në varrezat e qytetit, ora 15:00.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe të ketë parajsë të mbarë!