U kremtua Shën Kozmai në Manastirin e Kolkondasit.

 

Të enjten, 24 gusht 2023, Kisha Orthodhokse kremtoi kujtimin e Hierodëshmorit Kozma Etolosit  (të Kolkondasit). Shën Kozmai braktisi qetësinë e jetës në manastir, për të ofruar dritë në kandilin e besimit Orthodhoks që po fikej në këto treva nën hijen e errësirës otomane.

Në vigjilje të së kremtes, të enjten, 23 gusht 2023, Mbrëmësorja u krye në bregun e lumit Seman, afër fshatit Mujalli, aty ku më 24 gusht 1779 u martirizua shenjtori. Aty është ngritur edhe një kryq i madh druri, për të përkujtuar këtë martirizim. Shërbesa u krye nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla.

Më 24 gusht, Liturgjia Hyjnore panegjirike u krye nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Nikolla; Mitropoliti i Amantias, Nathanaili; Episkopi i Bylisit, Asti dhe klerikë të tjerë.

Pas Liturgjisë Hyjnore vijoi Litania e lipsanit të hirshëm të Shën Kozmait dhe ikonës së tij të nderuar. Në shërbesat morën pjesë edhe mjaft besimtarë të ardhur nga Greqia.

Në nderim të kujtimit të Shenjtorit Kozma nga Etolia, aq të njohur dhe të dashur për popullin besimtar, Kryepiskopi Anastas ka realizuar rindërtimin e plotë të këtij Manastiri dhe restaurimin e kishës kryesore, kushtuar Gjithë Shenjtorëve.

 


 

Foto Album nga Mrëmësorja.

 

U kremtua Shën Kozmai në Manastirin e Kolkondasit. Mbrëmësorja

 


 

Foto Album nga Kremtimi:

 

U kremtua Shën Kozmai në Manastirin e Kolkondasit.